Harduer

Tabletët Series 5 dhe Series 7 Slate nga Samsung

Publikuar , 30 Gusht 2012
0
Tabletët Series 5 dhe Series 7 Slate nga Samsung

Panairi i sivjetshëm IFA që po mbahet në Berlin po përshkruhet me risi të shumta, kurse Samsung duket se është ndër ekspozuesit më të dëshiruar.

Samsung ka prezantuar edhe serinë e re të tabletëve me Windows 8, me emrin Series 5 dhe Series 7 Slate.

Të dyja këto seri paraqesin pajisje tablet, por në kombinim me bazën e tastierës fizike, shndërrohen në tërësi si një laptop funksional me sistem operativ Windows 8.

Këto pajisje vijnë me ekran 11 inçësh, Slate 7 ka rezolucion 1080p, kurse Slate 5 ka rezolucion 1366 x 768 pikselë.

Slate 5 punon me procesor Clover Trail (Atom), kurse Slate 7 ka procesor Core i5. Modeli më i fortë vjen me 4 GB RAM, kurse ai më i dobëti me 2 GB. Hapësira e të dhënave është 128 përkatësisht 64 GB SSD hard disk.

Është interesante se Samsung edhe në Windows 8 ka sjellë S-Pen, teknologjinë e njohur nga pajisjet Android siç janë modelet Galaxy Note dhe Galaxy S3. Me këtë rast është zhvilluar edhe aplikacioni i veçantë për S Note.

Po ashtu, këto pajisje Samsung i ka shoqëruar me widget-in S-Launcher i cili zëvendëson Start Menu-në që Windows 8 i mungon. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Samsung prezanton gjeneratën e dytë të televizorit modular dhe është masiv

Lajmet e fundit>