Harduer

Tabletët Yoga nga Lenovo sjellin parime të reja për pajisjet e të gjitha madhësive

Publikuar , 30 Tetor 2013
0
Tabletët Yoga nga Lenovo sjellin parime të reja për pajisjet e të gjitha madhësive

Lenovo rikonceptoi laptopët, duke sjell paraqitje fleksibile për një llojllojshmëri të notebook-ëve dhe tani ka kthyer përqendrimin e vet drejt tabletëve.

Yoga Tablet 8 dhe 10 të rinj paraqiten pothuajse të frymëzuar tërësisht nga librat apo revistat, sikur Sony Xperia Tablet S, me një “fryrje” të rrumbullakët përgjatë një skaji për të shërbyer si një mbërthim.

Vetë dizajni nuk është tërësisht i ri, tabletët e rinj duken të ngjashëm me tastierën pa kabllo të Apple, por hapësira shtesë i mundëson Lenovo-s që të paketojë tabletë me jetëgjatësi të plotë për bateri.

Që të dy pajisjet janë parashikuar që të zgjasin 16-18 orë në një mbushje të vetme, për të cilën gjë Lenovo shpreson që do t’i bëjë këta tabletë të jenë mjaft të qëndrueshëm në garë.

Por tabletët Yoga prej 8 dhe 10 inç ndjehen të qëndrueshëm dhe mirë të ndërtuar, me një trup të hollë, përveç baterisë cilindrike.

Forma e re është në fakt mjaft e përshtatshme për të qëndruar, posaçërisht modeli prej 8 inç, që ka një mbërthim të shkëlqyer për lexim. Që të dy tabletët kanë po ashtu një qëndrim që është pak i vështirë për t’u hapur, por qëndron i palëkundur në çfarëdo këndi, për dallim nga dy pozitat e kufizuara të Surface Pro 2.

Janë dy altoparlantë, që kanë cilësi mjaft mbresëlënëse të audios dhe e bëjnë shikimin e filmave në tabletët Yoga mjaft të këndshëm.

Që të dy pajisjet kanë një MT8125 SoC, zakonisht të parë në tabletët e tjerë, që përdorin Android 4.2.2 në një procesor katër-bërthamor 1.2GHz Cortex- A7 me 1GB RAM.

Lenovo ka zgjedhur një ndërfaqe të çuditshme Androidi që më tepër ngjason me iOS-in se sa Androidin, me aplikacionet që mbulojnë ekranet fillestare në vend se të jetë një lëshues i aplikacioneve.

LEXO EDHE:  Për 14 vite Google ka ruajtur miliona fjalëkalime në tekst të lexueshëm

Sistemi operativ është i shpejt dhe reagon mirë ndaj prekjeve, duke punuar si në shfletuesin e nënkuptuar, ashtu edhe në atë Chrome. Që të dy tabletët kanë ekrane me rezolucion të ulët prej 1280 x 800, ndonëse edhe ngjyrat edhe këndet e shikimit janë mjaft mbresëlënëse.

Edhe pse 16-18 orë jetëgjatësi të baterisë paraqesin një jetë më të gjatë se sa çdo tablet tjetër konkurrues, kjo rritje e jetëgjatësisë së baterisë e bën pajisjen më pak të përshtatshme për bartje gjatë udhëtimit.

Lenovo ka një mbulojë mbrojtëse në dispozicion për të dy madhësitë, që kompenson “fryrjet” t shtesë, por më pas nuk është një tablet i hollë dhe shkëlqyes brenda çantës tuaj. Janë disa papërshtatshmëri të vogla po ashtu, si qëndrimi i cili pjesërisht bllokon lentet e kamerës kur hapet dhe mbërthimet e pazakonshme të nevojshme për ta hapur.

Ky tablet që kushton 249 dollarë, duket të jetë i synuar drejtpërdrejt ndaj Nexus 7 prej 229 dollarë, duke ofruar një ekran më të madh dhe me mundësi të mbajtjes së baterisë për një kohë më të gjatë.

Tableti prej 10 inç madje ka një çmim më “agresiv”, duke kushtuar vetëm 299 dollarë, në krahasim me Kindle Fire HDX të Amazon që kushton 379 dollarë, që është 8.9 inç. Dizajnet e reja janë një largim nga format e mëparshme të tabletëve të prodhuar, por Lenovo dëshmon që nuk frikësohet duke provuar gjëra të reja. (PCWorld Albanian)

vg-DSC01603_large_verge_medium_landscape

Lajmet e fundit>