Harduer

Tableti Dell me sistem Windows 8.1 dhe procesor quad-core ofrohet për shitje me 299$

Publikuar , 20 Tetor 2013
0
Tableti Dell me sistem Windows 8.1 dhe procesor quad-core ofrohet për shitje me 299$

dell-venue-8-pro-cnetDitën e premte Dell ka filluar shitjet e tabletit të tij të parë të pajisur me procesorin Bay Trail (quad-core) të Intel dhe me sistem Windows 8.1. Dell Venue 8 Pro mund të porositet on line dhe më pas në datën 25 tetor pritet që të fillojë dërgimi te konsumatorët.

Tableti ka një procesor Intel Atom Z3740D “Bay Trail” (quad-core) me një shpejtësi 1.8 GHz, 32 GB memorie të jashtme (flash drive) dhe 2 GB RAM. Ekrani i Venue 8 Pro është 8 inç dhe ka një rezolucion 1280×800 piksel, që do të thotë 189 piksela/inç (PPI).

Dell po hidhet në treg i pajisur me procesorin Atom të prodhuar nga Intel, i cili është ridizajnuar së fundmi dhe ofrohet me performancë të përmirësuar.

Megjithatë duke marrë parasysh të gjithë procesorët e prodhuar nga kjo kompani mund të themi se Bay Trail ofron një nivel performance të përafërt me atë të procesorëve ekonomikë Intel.

Ditën e premte Dell ka filluar gjithashtu edhe shitjet e tabletëve me sistem Android. Çmimi i modelit Venue 7 fillon që nga 149.99 $, por ai është i pajisur me një procesor Intel Atom më të vjetër (Z2560). Ndërkohë çmimi i tabletit Venue 8 fillon nga 179.99 $ dhe është i pajisur me modelin e mëparshëm të proçesorit Intel Atom (Z2580).

Përveç këtyre tabletëve kompania ka filluar edhe shitjet e laptopit XPS 15 Touch me sistem Windows 8.1, i cili është i pajisur me monitor të cilësisë së lartë Retina, është 15.6 inç dhe ka rezolucion 3200×1800 piksel. Ky laptop është i pajisur me procesor Intel të gjeneratës së katërt “Haswell” dhe memoria e tij arrin deri në 512 GB. Çmimi fillon që nga 1499 $. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Facebook Messenger ju jep 10 minuta kohë për të fshirë mesazhet e dërguara

dell-xps-15-touch

Lajmet e fundit>