Harduer

Tableti gjigand i Microsoft-it në qendër të Londrës: Mbi 5 metra i lartë

Publikuar , 25 Tetor 2013
0
Tableti gjigand i Microsoft-it në qendër të Londrës: Mbi 5 metra i lartë

Surface-10-730x494Vetë tabletin Surface mund ta pëlqeni ose jo, për shkak se nuk është ndër më të lehtët apo më të hollët në treg, por kjo nuk e ka penguar aspak Microsoft-in ta shfaqë atë në mes të Londrës, me një model që nuk është aspak portabël për shkak të madhësisë së tij.

Kompania ka vendosur në kryeqytetin britanik një Surface 2 i cili është 5 metra i lartë dhe 8.23 metra i gjerë. Gjendet në sheshin Trafalgar në Londër.

Është vendosur atje për të festuar ditën e hedhjes në treg. Microsoft-i i ka kërkuar edhe reperit britanik Dizzë Rascal për ta përdorur atje super tabletin, i cili është gjysëmfunksional falë një tastiere Touch Cover, e cila lidhet me një Surface 2 të zakonshme dhe kjo e fundit lidhet më pas me ekranin gjigand.

Edhe pse duket qartë që arsyeja e vendosjes është thjesht për të bërë marketing, pra për të tërhequr vëmendjen e njerëzve dhe turistëve që kalojnë çdo ditë në këtë zonë, nëse jeni në Londër nuk duhet ta humbisni kurrsesi këtë gjë sepse në fund të fundit, nuk ndodh çdo ditë që të shihni një tablet mbi 5 metra të lartë në mes të rrugës. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Kompanitë të cilat shpenzojnë miliona në lobim pranë Komisionit Evropian

Lajmet e fundit>