Harduer

Tableti i ardhshëm i Huawei është identik me iPad Pro

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 01 Nëntor 2019
0
Tableti sipas raportimeve mund të jetë pasardhësi i MediaPad M6 dhe mund të quhet MediaPad M7 bazuar në skemën e emërtimit të kompanisë. Tableti i ardhshëm i Huawei është identik me iPad Pro

Fotot e para të tabletit të ardhshëm të Huawei janë publikuar online dhe veçantia e tyre është se tableti ngjan shumë me një iPad Pro por me një kamër “hole-punch” selfie.

Tableti sipas raportimeve mund të jetë pasardhësi i MediaPad M6 dhe mund të quhet MediaPad M7 bazuar në skemën e emërtimit të kompanisë.

Insajderi serial i industrisë Evan Blass publikoi një foto të tabletit gjithashtu por tha se ai do të quhet MatePad Pro. Laptopët e Huawei quhen MateBooks dhe si rezultat emri i sugjeruar nga Blass nuk është i pamundur.

Sidoqë të emërtohet, tableti do të ketë ekran me kornizë minimale dhe ofrojë mbështetje për laps stylus M-Pen si dhe një tastierë magnetike.

Fotot tregojnë gjithashtu se tableti do të jetë i disponueshëm në dy ngjyra, zezë dhe bardhë si dhe me portë USB-C ku në dy anët e saj janë altoparlantët stereo. Nuk dihet nëse tableti do të ketë portë kufjesh 3.5mm. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Office 365 disponueshëm për kompjuterët Mac

Lajmet e fundit>