Harduer

Tableti i Kim Jong Un mund ta bëjë një gjë të cilën iPadi juaj nuk mundet

Publikuar , 05 Gusht 2013
0
Tableti i Kim Jong Un mund ta bëjë një gjë të cilën iPadi juaj nuk mundet

Mund të mos jetë në gjendje që të lidhet në çdo gjë përveç uebfaqeve të sanksionuara nga shteti dhe ofron vetëm një përzgjedhje të kufizuar të aplikacioneve (si Angry Birds Rio).

Por tableti Samjiyon, i prodhuar dhe lëshuar në Korenë Veriore vitin e kaluar, ka të paktën një trik: një antenë të brenda-ndërtuar për shikim të drejtpërdrejtë të televizionit i cili nuk është duke u transmetuar.

Tableti prej 200 dollarë është blerë në fund të muajit të kaluar në Pjongijahng nga një turist i identifikuar si Michale, i cili e dërgoi videon që tregonte hollësi tek Northkoreatech.org. Sipas asaj videoje, ai ka një procesor prej 1.2GHz – duke e bërë atë teorikisht më të shpejt se Samsung Galaxy Tab 2 dhe iPad 2, por pak më i ngadalshëm se procesori prej 1.4 GHz i iPad.

Disi, Kim Jong mund të jetë duke u zgërdhirë dhe jo vetëm sepse tableti i tij me Android është me veçori gati i afruar me më të mirin e perëndimit. Diktatori koreano – verior është me gjasë i lumtur që Samjiyon vjen me një lojë të quajtur Basketball Shot. Janë po ashtu disa lojëra për ushtri, si Tank Recon 3D dhe Field Runners i prodhuar nga amerikanët.

Antena televizive dhe aplikacionet janë para-kushte për të deklaruar frekuencat televizive në Pjongijahng, duke e lënë atë jashtë mbretërisë së vetmuar.

Veçoria është diçka të cilën nuk do ta gjeni në tabletët e perëndimit pa blerë një antenë shtesë. (Mund të gjendet në telefonin Samsung Galaxy S Lightray.) Antena e Samiyon-it është brenda vetë tabletit. (PCWorld Albanian)

NK

LEXO EDHE:  Autoritetet Amerikane gjobisin EtherDelta, aksioni i parë ndaj një burse kriptomonedhash "të palicencuar"

Tags >

Tabletë
Lajmet e fundit>