Harduer

Tableti i parë Android me katër bërthama

Publikuar , 01 Dhjetor 2011
0
Tableti i parë Android me katër bërthama

Transformer Prime do të dalë në shitje pas rreth dy javëve për 499 dollarë (32GB) dhe 599 dollarë (64GB). Tastiera, e cila është shumë e nevojshme, kushton 149 dollarë shtesë.

Përveç ndërtimit të brendshëm prej një katër procesori prej katër bërthamash ku secila i ka nga 1.4GHz, tableti ka një kamerë të pasme 8 megapiskellëshe, një ekran LCD prej 10 inçëve, 1280 me 800, Wi-Fi dhe Bluetooth. Asus dhe Nvidia thonë që çipseti do t’ua mundësojë tabletëve që të ofrojnë në funksion më të mirë të lojërave, funksionim më i gjatë me një mbushje dhe shikimi i videove me cilësi të lartë nga disqet.

Transformer Prime dhe tastiera e tij vijnë secili në një kuti të thjeshtë të zezë pa shumë komponentë shtesë; ju keni një mbushës me tablet, manuale të hollë dhe një leckë të kaltër për fshirje.

Deri tani, Transformer Prime është tableti Android që mund ta merrni, falë çipsetit Tegra 3, por është duke munguar elementi kyç për vitin 2012: Ice Cream Sandwich, që është versioni më i fundit i sistemit operativ Android. Sipas Asus, ajo do të mbërrijë përgjatë një përditësimi falas që mund të bëhet online./pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Dy kompani premtojnë telefonët e parë 5G muajin e ardhshëm

Lajmet e fundit>