Harduer

Tableti i ri i Apple ka një teknologji të makinave me sistem vetëdrejtimi

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 18 Mars 2020
0
Tableti i ri i Apple ka një teknologji të makinave me sistem vetëdrejtimi

Apple ka një iPad Pro të ri dhe ngjan me një kombinim mes paraardhëti dhe iPhone 11 falë sistemit të dyfishtë të kamerave në pjesën e pasme.

Por kamerat në këtë tablet shkojnë një hap më tutje: ata përdorin teknologjinë Lidar aplikuar kryesisht në makinat me sistem vetëdrejtimi sepse mund të identifikojnë thellësinë.

Me këto kamera iPad Pro do të ketë fuqi reale të realitetit të shtuar. Por më interesantja mbi të gjitha është mbulesa e tastierësh e cila ka një trackpad të integruar.

Modelet e reja të iPad Pro fillojnë nga 799 dollarë. Së bashku me tabletin Apple prezantoi edhe një MacBook Air të ri prej 999 dollarësh.

Një sensor Lidar

Sistemi i dyfishtë i kamerave të iPad Pro është i ngjashëm me atë të iPhone 11. Kamerës kryesore i bashkohet një kamër me kënd super të gjerë dhe një sensor Lidar në të djathtë.

Sensori përdor rrezet infra të kuqe për të matur distancën dhe thellësinë deri në 5 metër. Është e njëjta teknologji e aplikuar në makinat me sistem vetëdrejtimi por i përmirësuar për performancën e realitetit të shtuar.

Zakonisht për të skanuar një dhomë duhen 60 sekonda por me kamerën e re Lidar objektet skanohen menjëherë. Tashmë aplikacioni Measure mund të masë gjatësinë e dikujt.

Pas gjithë kësaj fshihet një çip A12Z Bionic, një përmirësim i A12X Bionic përdorur në gjeneratën e kaluar. Çipi i ri ka një njësi grafike me tetë bërthama i cili e bën tabletin 2.6 herë më të shpejtë sesa iPad Pro i 2017.

Tableti kushton 799 dollarë dhe 999 dollarë për modelet 11-inç dhe 12.9-inç respektivisht për modelet Wi-Fi.

Një tastierë e re

Mbulesa e re e tastierës së iPad Pro e mban tabletin të ngritur përmes magneteve duke ofruar kënde më të volitshme shikueshmërie.

LEXO EDHE:  iPhone 12 do të ketë një teknologji të re kamere

Trackpadi i integruar sjell për përdoruesit një kursor në iPadOS por eksperienca është shumë larg asaj së një mausi në macOS. Kursori është në formë të rrumbullakët dhe dërgimi i tij mbi disa pjesë të ndryshme të ndërfaqes shkakton animacione të lehta.

Mund të përdoret për të klikuar mbi orën, për të aksesuar Panelin e Kontrollit ose të dërgohet në cepin e djathtë të ekranit për të parë aplikacionet “Slide Over.” Vetë trackpadi ka disa gjeste si tërheqja me tre gishta për të shkuar në ndërfaqen “Home” ose funksioni “pinch-to-zoom.”

Butonët e tastierës kanë të njëjtin mekanizëm që Apple ka aplikuar në Magic Keyboard. Ndërsa iPad Pro i ri del në shitje më 25 Mars, duhet të prisni deri në Maj për të marrë tastierën e cila kushton 299 dollarë për modelin 11-inç dhe 349 dollarë për modelin 12.9-inç.

MacBook Air i ri

Në Tetor Apple prezantoi një laptop të ri, 16-inç MacBook Pro por që ishte i shtrenjtë. Tashmë Apple ofron një alternativë të re 13-inç MacBook Air me të njëjtën tastierë Magic Keyboard dhe buton të dedikuar ESC për 999 dollarë.

Përtej tastierë ndryshime vizuale krahasuar me gjeneratën e kaluar janë inekzistent. Modeli bazë fillon me procesorët Core i3 gjenerata 10-të me dy bërthama por mund të shkoni deri në Core i7 gjenerata e 10 me katër bërthama. Më impresionuesja në aspektin e performancës është rritja e fuqisë grafike me 80%.

Apple thotë se laptopi ka 11-orë jetëgjatësi baterie, 256GB memorie, 8GB RAM, TouchID dhe ekran me rezolucion 2560×1600. Madje ka edhe një portë kufjesh 3.5mm dhe dy porta Thunderbolt 3 USB-C. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  AMD konfirmon, vrasësi i "Nvidia" vjen këtë vit