Harduer

Tableti “Kite” me dy sisteme: Ubuntu 12.04 dhe Android 4.0

Publikuar , 17 Janar 2013
0
Tableti “Kite” me dy sisteme: Ubuntu 12.04 dhe Android 4.0

Nuk ka ndonjë zvogëlim të tabletëve Android në tregun e tanishëm, por pajisjet që vijnë me Ubuntu Linux është mjaft vështirë se mund të vijnë. Vetë planet mobile të Canonical ende janë punë në zhvillim e sipër, por të hënën një konkurrues i ri u paraqit në Notebook Italia dhe pastaj në Engadet.

Më saktësisht, “Nibbio”, ose “Kite”, që është tableti me paraqitje të plotë në HD nga Teknologjia e Mobilerisë italiane DaVinci, do të ketë dy sisteme operative, Ubuntu dhe Android dhe pritet të fillojë të shitet muajin e ardhshëm.

Duke pasur një paraqitje me mundësinë multitouch prej 10.1 inç me rezolucionin 1920 me 1200 piksellë dhe 16 milionë ngjyra, Kite Full HD ka një procesor Exynos 4412 katër bërthamorë prej 1.4GHz dhe përfshin grafikët Mali-400MP.

WiFi b/g/n dhe Blutetooth 4.0 po ashtu mbështeten në pajisjen 258.3 me 164 me 9.5 mm, që vjen me 2GB DDR3 RAM dhe 32 GB disk të brendshëm. Duke peshuar vetëm 539 gramë, Kite ka kamerë të përparme dhe të pasme, GPS, xhiroskop dhe mbështet tastierën dhe miun që ka hyrje me USB. Android 4.0 i bazuar në Linux dhe Ubuntu 12.04 janë sistemet e mbështetura operative.

Dy burime të aplikacioneve

Me aspektin e tij 16:10, Kite ka një definicion që është 10 për qind më i lart se i atij standardit Full-HD, thotë DaVinci.

Ndërsa sistemi i tij i dyfishtë operativ do të ofrojë qasje në më tepër se 700,000 aplikacione përgjatë Google Play dhe më tepër se një milionë për Linux përgjatë Qendër për Softuer të Ubuntus. Çmimin e ka prej 309 eurosh, duke përfshirë një garanci prej tri vitesh.

LEXO EDHE:  Instagram dhe WhatsApp do tu shtohet "from Facebook" në emrat e tyre

Planifikohet që të jetë në dispozicion në Itali në mesin e muajit të ardhshëm; dhe e a do të vijë në pjesë të tjera të botës nuk është ende e qartë. Ndërkohë, para-porositjet tani pranohen në faqen e DaVincit. (PC World Albanian)

Kite

Lajmet e fundit>