Harduer

Tableti Microsoft Surface del në shitje

Publikuar , 27 Tetor 2012
0
Tableti Microsoft Surface del në shitje

Tableti Surface i Microsoft-it u shfaq për turmat e adoptuesve të hershëm të premten në Shtetet e Bashkuara, teksa tableti Windows RT doli në shitje.

Rreth 100 njerëz pritën jashtë dyqanit të Microsoft-it në Boston për të blerë tabletin Surface, që përdor një version të ri të sistemit Windows. Për dallim nga versionet e kaluara të sistemit operativ, Windows RT punon në një procesor ARM, që mund të gjendet në pajisjet mobile, në vend të një procesori x86, që përdoret në desktopët dhe laptopët tradicionalë.

Njëra nga mangësitë e Windows RT është që nuk do të mund të përdorë ndonjë softuer të vjetër. Të gjitha aplikacionet do të kenë nevojën që të shkarkohen nga Windows Store, por kjo nuk i frenoi disa konsumatorë në Boston.

“Ai ka Microsoft Office, që është arsyeja kryesore pse unë po kaloj nga iPadi im,” tha Joshua Jasper, që është një menaxher i një spitali veterinar i cili priste që ta blinte tabletin.” “Shqetësimi im më i madh është përzgjedhja për aplikacione, por unë e di që ajo do të rritet me kohë.”

Sipas analistëve 10% e blerësve duan një PC tablet- hibrid

Analisti nga IDC, Bob O’Donnell kishte të njëjtat shqetësime si Jasper. “Kur unë shikova në dyqanin Windows mendova, “Ua, nuk ka mjaft këtu,” tha O’Donnell. “Atje ishin shumë lojëra të dobëta të ngjashme për telefona, por natyrisht Office është madhështor”,- tha ai.

“Shqetësimi im më i madh është që njerëzit do të marrin këta tabletë, ti kuptojnë kufizimet e tyre dhe pastaj do t’i rikthejnë ato në një grumbull”.

Ai tha që sfida më e madhe për Microsoft-in është të shpjegojë për konsumatorët dallimin mes Windows 8 dhe Windows RT, “sepse ata janë shumë të ndryshëm”. O’Donnell thotë që rreth 10 për qind e blerësve në tregun e PC-ve dhe tabletëve e duan një PC tablet- hibrid. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Njihuni me të gjitha produktet Microsoft Surface përpara debutimit zyrtar

Tags >

Surface