Harduer

Tableti Nexus 7 vjen në Europë

Publikuar , 29 Gusht 2013
0
Tableti Nexus 7 vjen në Europë

nexus7Më në fund versioni më i fundit i tabletit Nexus 7 nga Googla ka dal botërisht për shitje.

Fillimisht i lançuar në Amerikë në muajin korrik, tableti 7-inç Android tani është i disponueshëm në Angli, Gjermani, Francë, Australi, Japoni dhe në Korenë e Jugut.

Çmimet variojnë sipas vendit, duke filluar që nga 309 $ në Angli deri në 366 $ në disa vende të Europës. Nexus 7 punon me Android 4.3, dhe ka një procesor 1.5 GHz Qualcomm Snapdragon S4 Pro.

Ka një rezolucion 1920 x 1080 piksel në ekranin e tij 7-inç, një kamera 5 megapiksel, ka Bluetooth 4.0, një port USB 2.0 dhe sipas mundësive LTE. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Microsoft kalon Amazon dhe rifiton vendin e dytë si kompania më me vlerë në botë

Lajmet e fundit>