Harduer

Tableti Dell Inspiron Duo, në treg në muajin dhjetor

Publikuar , 19 Nëntor 2010
0
Tableti Dell Inspiron Duo, në treg në muajin dhjetor

Dell Inspiron Duo do të paraqitet në shitje në javën e parë të muajit dhjetor dhe atë me një çmim prej 549,99 dollarë, dhe sipas të gjitha gjasave një javë para debutimit në treg do të jetë e mundur që të para-porositet.

Dell Inspiron Duo do të jetë i pajisur me sistem operativ Windows 7 Home Premium, dhe në fakt duhet theksuar se në vete është një lloj tableti hibrid që mund të përdoret edhe si tablet e edhe si netbook.

Lista e specifikave përfshin një ekran 10 inç LCD që mund të përdoret edhe si tablet e edhe si netbook dhe përmban përshpejtues Broadcom Crystal HD që mundëson riprodhim të videos në kualitet 1080p, pastaj vie procesori Intel Atom Dual Core 1.5 GHz, 2GB RAM, 250GB HDD, altoparlantë JBL, etj. /pcworld.al

LEXO EDHE:  Mini kompjuteri Raspberry Pi 4 ka mbërritur dhe me surpriza të shumta

Lajmet e fundit>