Lajmet

Tailandezët vendin e parë për dizajnim softueri, studentët nga Serbia nën-kampion

Publikuar , 15 Korrik 2010
0
Tailandezët vendin e parë për dizajnim softueri, studentët nga Serbia nën-kampion

imagine_cup_stage_1Studentët e Fakultetit Teknik “Mihajlo Pupin” nga Zrenjanini i Serbisë janë zgjedhur nën kampion bote në dizajnimin e softuerit.

Katër studentë nga ky fakultet kanë marrë pjesë në garë me projektin “Neural Communicatior” i cili i mundëson njerëzve me paralizë të rëndë të komunikojnë me botën e jashtme përmes pajisjeve komerciale, me të cilin projekt kanë mahnitur gjyqtarët nga të gjitha kontinentet.

“Inspirimi për këtë projekt ka qenë një i ri i paralizuar të cilin në spital e kanë vizituar mjekët dhe e vetmja mënyrë komunikimi ka qenë me përgjigje po dhe jo. Ne kemi ardhur me idenë që të krijojmë mundësi për njerëzit me nevoja të veçanta në mënyrë normale të komunikojnë me të gjithë dhe përmes kësaj pajisje të përdorin të gjitha opsionet në kompjuter” deklaroi Vanja Zavishin, pjestare e grupit TFRZ Team.

Ekipi ishte përkrahur nga Ministria për Rini dhe Sport e Serbisë, Telekom Srbija dhe Microsoft Serbia.

Regjistrimet për sezonin e gjashtë “Microsoft Imagine Cup” që do të mbahet në SHBA kanë filluar, asgjë nuk ju ndal të konkurroni nëse keni aftësi për Dizajnim Softueri, Dizajnim Lojërash, IT Sfida, etj.

Për më shumë detaje dhe mundësinë e pjesëmarrjes vizitoni faqen zyrtare të kësaj gare: http://www.imaginecup.com/. Shpresojmë që vitin e ardhshëm të kemi ndonjë përfaqësues nga vendi ynë në këtë event botërorë. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Dënohet me katër vite burg sepse pastroi Bitcoin me vlerë 500,000 dollarë

Lajmet e fundit>