Lajmet

Taj Mahal dhe 99 vende të tjera të trashëgimnisë indiane vijnë në Street View

Publikuar , 07 Tetor 2013
0
Taj Mahal dhe 99 vende të tjera të trashëgimnisë indiane vijnë në Street View

Google Street viewNëse ju rastis të vizitoni Indinë gjatë këtyre javëve të ardhshme, mos u shqetësoni kur të shihni njerëz që ecin lart e poshtë me një çantë shpinë dhe një kamer të madhe.

Duke filluar nga Taj Mahal-i e deri tek Shpellat Ellora, punonjësit e Google do të mbledhin imazhe për t’i shfaqur më pas ato online për gjithë botën.

Bëhet fjalë për shërbimin e famshëm Street View, i cili do të pasurohet me vende të reja nga India. Një prej tyre, dhe një prej më interesanteve dhe tërheqëseve në Indi, është sigurisht Taj Mahal.

Ai është përfshirë edhe në një prej shtatë mrekullive të botës. Për të gjithë ata që nuk mund ta shohin realisht, Google ofron mundësinë që të arrijnë ta përjetëtojnë virtualisht me gjithë magjinë e tij.

Përveç Taj Mahal, në Street View do të shtohen edhe 99 site të tjera të trashëgimnisë indiane. Google po punon me Archaeological Survey of India për integrimin e këtyre 100 vendeve dhe monumenteve kulturore për të krijuar imazhe panoramike 360 gradë në shërbimin e hartës.

Sapo të përfundojë mbledhja e imazheve dhe përpunimi i tyrë, ato do të ngarkohen në Google Maps dhe në Google Cultural Institute’s World Wonders site.

Kohët e fundit, në Google Street View, janë shtuar mjaft vende interesante për t’u vizituar virtualisht si Ishujt Galapalagos, ishulli japonez që frymëzoi disa skena të filmit të fundit të James Bond (Skyfall) apo rrugicën Diagon Alley të Harry Potter.

LEXO EDHE:  Snapchat lançon një platformë video lojërash

Lajmet e fundit>