Biznes

Takim B2B mes kompanive nga Kosova dhe Shqipëria në Tiranë

Publikuar , 07 Korrik 2010
0
Takim B2B mes kompanive nga Kosova dhe Shqipëria në Tiranë

Takimi u hap nga kryetari i shoqatës AITA, z. Dritan Mezini, i cili u uroi mirëseardhjen të pranishmëve dhe tregoi objektivat dhe sfidat e shoqatës dhe industrisë së TIK-ut në përgjithësi.

Pjesëmarrës ishin edhe përfaqësues të USAID, KPEP, ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Johan Van Kwale, si dhe Ministri i Inovacionit dhe TIK-ut, z. Genc Pollo.

Ministri Pollo shprehu përkushtimin e qeverisë shqiptare për zhvillimin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit duke përmendur edhe aktivitetet e fundit të qeverisë.

Në takim morën pjesë shumë kompani nga Kosova dhe Shqipëria, të cilat shpalosën ofertat e shërbimeve dhe produkteve të tyre si dhe mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen.

Takimi tjetër B2B mes kompanive të Kosovës dhe Shqipërisë do të mbahet në Prishtinë gjatë këtij viti. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Gjermania për herë të parë hap tenderin për frekuencat 5G

Tags >

AITA
Lajmet e fundit>