Lajmet

Tani mund ta shpërndani pamjen e ekranit të telefonit tuaj Android me Google Duo

Publikuar , 23 Maj 2018
0
Ndërsa shpërndani pamjen e ekranit, do të shfaqet një përshkrim  portokalli, për më tepër ky rresht do të kthehet në ngjyrë blu kur ndaloni shpërndarjen e ekranit. Tani mund ta shpërndani pamjen e ekranit të telefonit tuaj Android me Google Duo

Sapo të nisni një telefonatë, do të shihni një buton që është i ri ,butonat e mikrofonit dhe butonat e lëvizjes së kamerës. Duo do të kapë vetëm atë që është në ekranin tuaj  kur ju prekni butonin.

Pas kësaj, do të shkoni në një ekran në Home ku mund ta përdorni telefonin në mënyrë normale. Ndërsa shpërndani pamjen e ekranit, do të shfaqet një përshkrim  portokalli, për më tepër ky rresht do të kthehet në ngjyrë blu kur ndaloni shpërndarjen e ekranit.

Për të ndaluar, prekni butonin e pushimit në kontrolluesin në formë pilule lundruese. Nëse doni të ndaloni shpërndarjen e ekranit në tërësi, ju mund ta prekni butonin X në kontrollues ose trokitni lehtë mbi Stop Sharing në njoftim.

Funksioni i shpërndarjes së ekranit duket të jetë i prishur në kohën e shkrimit. Marrësi duket të marrë vetëm një imazh të ngrirë dhe e vetmja mënyrë për të zhbllokuar imazhin është kur përfundon thirrja. Ndoshta një përditësim i ardhshëm do të rregullojë këtë çështje.

Në të ardhmen, Google Duo gjithashtu do t’ju lejojë të përgjigjeni direkt në mesazhet audio dhe video. Tani për tani mund të telefononi përsëri dërguesin për të filluar një bisedë të drejtpërdrejtë ose për të lënë një mesazh tjetër nëse nuk janë të disponueshëm.

Nëse doni të shfrytëzoni veçorinë e shpërndarjes së ekranit të Duo, duhet të keni versionin 34 të Google Duo. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Twitter më në fund po punon mbi opsionin e kërkimit në mesazhet direkte

Tags >

Google
Lajmet e fundit>