Analiza

Tani mund të dhuroni “fuqinë” e kompjuterit tuaj për të luftuar kundër Ebolës

Publikuar , 04 Dhjetor 2014
0
Tani mund të dhuroni “fuqinë” e kompjuterit tuaj për të luftuar kundër Ebolës

Në Oakland të Kalifornisë, IBM ka gjetur një mënyrë me anë të së cilës të gjithë mund ti bashkohen me kontributin e tyre luftës ndaj Ebolës. Ky kontribut mund të jepet nga kompjuteri, tableti apo smartfoni juaj në formën e kohës së procesimit.

Kompania prestigjioze IBM ka qenë duke bashkëpunuar me një shkencëtar në Institutin e Kërkimeve Scripps në Kaliforninë jugore mbi një projekt që ka si qëllim kombinimin e fuqisë së qindra kompjuterëve të vegjël për të zgjidhur një problem mjekësor që kërkon fuqinë e një superkompjuteri për tu zgjidhur. Kërkuesja Erica Ollman Saphire tha se me anë të kësaj mënyrë, në pak muaj mund të bëhet diçka që kërkon vite me radhë.

Kjo ide nuk është tërësisht e re; disa universitete dhe Institute Kërkimore kanë përdorur këtë mënyrë që quhet ‘distributed computing’ për të zgjidhur probleme tepër komplekse. Në 10 vitet e fundit, IBM ka sponsorizuar një projekt të quajtur World Community Grid në të cilin vullnetarët binin dakord të shkarkonin softuerë që shfrytëzonin avantazhet e hapësirës së procesimit boshe në pajisjet e tyre. Më shumë se 680.000 individë ishin pjesë e këtij projekti.

Së fundmi kemi parë shumë kompani teknologjike të cilat kanë dhënë kontributin e tyre kundrejt luftës ndaj sëmundjes vdekjeprurëse Ebola. Ndër to mund të përmendim kompanitë si Google, Facebook, IBM dhe CEO i Facebook Marc Zuckerberg. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Firefox ju jep përdoruesve një arsye të fortë për tu larguar nga Chrome

Tags >

pc
Lajmet e fundit>