Lajmet

Tani mund të raportoni nëse dikush ka ripublikuar përmbajtjet tuaja në Facebook dhe Instagram

Nga: PCWorld
Publikuar , 17 Nëntor 2020
Lajmi do të jetë shqetësim i madh për shumë llogari në Facebook dhe Instagram të cilët lulëzojnë për shkak të ripostimit të përmbajtjeve të të tjerëve. Tani mund të raportoni nëse dikush ka ripublikuar përmbajtjet tuaja në Facebook dhe Instagram

Facebook do tu japë përdoruesve më shumë akses në mjetin e të drejtave të autorit Rights Manager.

Administratoret e faqeve tani mund të pretendojnë të drejtat mbi foto, video dhe muzikë që të mund të rezultojë në fshirjen e më shumë përmbajtjeve në Facebook dhe Instagram për shkak të të drejtave të autorit.

Lajmin e dha menaxherja e produktit Jeniece Primus pranë Facebook se platforma do të zgjeronte funksionalitetin e Rights Manager. Përdoruesit e Facebook mund të kërkojnë fshirjen e përmbajtjeve vetëm për muzikën dhe videot.

Facebook filloi të mbrojë të drejtat e autorit për imazhet vetëm në Shtator të 2020. Kështu krijuesit mund të mbrojnë përmbajtjet e tyre si dhe të gjejnë dhe gjurmojnë foto, video dhe muzikë të ngjashme në Facebook dhe Instagram.

Lajmi do të jetë shqetësim i madh për shumë llogari në Facebook dhe Instagram të cilët lulëzojnë për shkak të ripostimit të përmbajtjeve të të tjerëve. Këto llogari do të vuajnë mbi të gjithat.

Fotografët, artistët, muzikantët do të përfitojnë nga Rights Manager. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Çfarë do të ndodhë pas 15 Majit nëse nuk pranoni politikën e re të WhatsApp