Lajmet

Tani shijoni aplikacionet e Androidit në Windows

Publikuar , 29 Shtator 2012
0
Tani shijoni aplikacionet e Androidit në Windows

Së shpejti shumë nga ju do të keni mundësi që të shtoni aplikacione nga sistemi operativ më i popullarizuar mobil, Android, në sistemin më të popullarizuar për desktop, Windows dhe të shijoni mahnitjen teknologjike, falë prodhuesit të çipave AMD dhe Bluestacksit.

Advanced Micro Devices (AMD) dhe BlueStacks kanë bashkëpunuar për t’u mundësuar konsumatorëve përdorimin e aplikacionet për Android në PC-të e fuqizuara nga AMD.

BlueStacks, që është krijues i një aplikacion për Windows që iu mundëson juve të përdorni aplikacionet për Android në Windows, ka bashkuar forcat me AMD-në për të sjell aplikacionet e platformës së drejtpërdrejtë në tabletët dhe PC-të e fuqizuar nga AMD.

Dy ndërmarrjet kanë bashkëpunuar për të sjell 500 000 aplikacione mobile për Android në Windows PC përgjatë AppZone Playerit të AMD-së duke filluar nga dita e enjte.

AMD po ashtu është duke bashkëpunuar me partnerët e saj për të para ngarkuar lëshuesin e aplikacioneve të Androidit BlueStacks në laptopët dhe desktopët me Windows 7 dhe Windows 8, si dhe tabletët me Windows 8 të fuqizuara nga AMD.

Nëse nuk dëshironi të prisni për një PC të ri ju mund të shkarkoni aplikacionin AMD AppZone Player. Ose thjesht mund të shkarkoni një aplikacion për Android nga AMD AppZone dhe ai automatikisht do të instalojë lëshuesin si shtesë për aplikacionin.

Derisa PC-të e fuqizuara nga Intel mund t’iu qasen aplikacioneve për Android përgjatë softuerit origjinal BlueStacks për Windows, AppZone Player është optimiste për teknologjinë e GPU-së dhe APU-së së AMD-së. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Windows 10 parakalon Windows 7, bëhet sistemi operativ desktop më popullor në botë

Lajmet e fundit>