Lajmet

Tanimë Google Maps i tregon europianëve se çfarë korsie të përdorin kur janë në lëvizje

Publikuar , 13 Dhjetor 2014
0
Tanimë Google Maps i tregon europianëve se çfarë korsie të përdorin kur janë në lëvizje

Opsioni i Google Maps që ju tregon drejtimet që duhet të ndiqni hap pas hapi për të arritur në destinacionin tuaj është i përkryer, por asgjë nuk është më e keqe se sa të ngecësh në mes të trafikut apo të përdorni korsinë e gabuar. Për të parandaluar këto ndodhi tepër stresuse gjatë udhëtimeve Google ka sjellë një opsion të ri në guidat e Google Maps.

google rruget

Në të gjithë Europën, Google Maps do ti sugjerojë përdoruesve të saj se çfarë korsie duhet të përdorin. Sugjerimet do të jenë tepër të sakta dhe do të shoqërohen apo ndryshohen me frekuenca kohore të ndryshme në varësi të trafikut apo rregullave rrugore. Kjo ide novatore e Google do të ndikojë përveçse në udhëtimet e përdoruesve të saj, por edhe në uljen e aksidenteve rrugore në Europë. (PCWorld Albanian)

 

LEXO EDHE:  Autoriteti i Komunikimeve Elektronike në Maqedoni hap tenderin e tretë për frekuencat 2100Mhz

Lajmet e fundit>