Lajmet

Tashmë, fotot që fshini nga Facebook-u zhduken përgjithmonë

Publikuar , 19 Gusht 2012
0
Tashmë, fotot që fshini nga Facebook-u zhduken përgjithmonë

Çdo gjë që ndani në Facebook dhe në përgjithësi në internet, është pothuajse e pamundur të fshihet përgjithmonë. Kjo vlen veçanërisht për fotot që postoni, në Facebook p.sh.

Deri para pak kohësh, fotot që fshiheshin nga Facebook-u vazhdonin të mbeteshin të aksesueshme me URL-në e imazhit.

Pra, edhe në qoftë se ato nuk rezultonin më në profilin tuaj apo të kujtdo që i kishte ngarkuar, gjendeshin ende në serverin e faqes dhe mund t’i shihje nëse shkruaje URL-në.

Ndryshimet e fundit të rrjetit social kanë sjellë një përmirësim të dukshëm tek faqja.

Tashmë, ju mund t’i fshini fotot dhe brenda pak ditësh ato do të fshihen edhe nga serveri, njësoj sikur të mos kishin ekzistuar kurrë. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Windows 10 18312 sjell opsione për menaxhimin e diskut dhe resetimin

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>