Lajmet

Tashmë mund të dërgoni GIF muzikore në Snapchat

Aug 27 2018
0 Shpërndarje
Por megjithatë ka disa ka kufizime. Ndërsa GIF TuneMoji mund të shpërndahet në Snapchat, nuk mund të gjendet brenda Snapchat vetë. Tashmë mund të dërgoni GIF muzikore në Snapchat

Ofruesi i GIF-eve muzikore, TuneMoji, ka njoftuar se GIF Music është integruar brenda Snapchat. Kjo do të thotë që përdoruesit që kanë instaluar të aplikacionin TuneMoji mund të dërgojnë klipe në historinë e Snap-it të tyre ose brenda një bisede.

Një GIF TuneMoji shton një pjesë muzike (ose audio të folur) që shoqërohet së bashku me GIF. Sapo të përzgjidhni GIF- in muzikor që dëshironi, atëherë zgjidhni se ku doni ta shpërndani, dhe Snapchat do të shfaqet si një opsion. Ky integrim në Snapchat ka arritur të realizohet nëpërmjet Snap Kit.

Snap Kit, i cili u lançua në Qershor, i lejon zhvilluesit të sjellin tiparet kryesore të Snapchat në aplikacionet e tyre. Por megjithatë ka disa ka kufizime. Ndërsa GIF TuneMoji mund të shpërndahet në Snapchat, nuk mund të gjendet brenda Snapchat vetë.

Ju duhet t’i kaloni këto GIF-e në Snapchat nga aplikacioni TuneMoji. CEO i TuneMoji, James Fabricant, tha se po punon për integrim më të afërt jo vetëm me Snapchat, por edhe me të gjithë partnerët e tij të mesazheve. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>