Lajmet

Tashmë mund të ndani rezultatet e kërkimit të Google me të tjerët

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 20 Qershor 2019
0
Përdoruesit e telefonëve Android me versionin beta të aplikacionit Google do të shohin një buton të ri “share” në faqen e rezultateve të kërkimit. Tashmë mund të ndani rezultatet e kërkimit të Google me të tjerët

Versioni i fundit beta i aplikacionit Google në Android vjen me një mënyrë të thjeshtë për të ndarë me të tjerët një rezultat kërkimi në Google.

Përdoruesit e telefonëve Android me versionin beta të aplikacionit Google do të shohin një buton të ri “share” në faqen e rezultateve të kërkimit.

Duke klikuar mbi të hap menunë e shpërndarjes e cila përmban një link “search.app.goo.gl”.

Megjithatë linku duket se ndan vetëm tekstin që keni kërkuar dhe jo rezultatet që ju shikoni kur bëni një kërkim. Si rezultat marrësi i linkut tuaj mund të mos shohë të njëjtat rezultate që shikoni ju duke qenë se Google i personalizuar bazuar në informacionin që ka rreth jush.

Shpërndarja e rezultateve identike të kërkimit me të tjerë do ta bënte më të thjeshtë marrjen e përgjigjeve ndërsa hapja e rezultateve personale të kërkimit mund të krijojë akoma edhe më shumë pyetje për marrësin. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Google do të vendosë Android-in në miliona makina falë partneritetit me aleancën Renault-Nissan-Mitsubishi

Lajmet e fundit>