Lajmet

Tashmë mund të shikoni njoftimet e telefonit Android direkt në kompjuterin Windows 10

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 03 Korrik 2019
0
Ekrani i telefonit do të shfaqet në desktop dhe përmes tij mund të kryeni veprime të tjera. Funksioni ka qenë në fazë testimi që prej muajit Prill. Tashmë ka mbërritur tek gjysma e kompjuterëve dhe duhet të kompletohet brenda javës. Tashmë mund të shikoni njoftimet e telefonit Android direkt në kompjuterin Windows 10

Bill Gates mund ndihet i zhgënjyer që humbi përballë sistemit operativ mobil të Google, por Microsoft vijon të punojë në disa projekte për Android.

Kompania sapo lançoi aplikacionin Your Phone i cili tregon njoftimet e telefonit Android direkt në desktopin juaj.

Gjithashtu do të tregojë mesazhet nga WhatsApp, Facebook, Twitter, Messenger dhe aplikacione të tjera. Madje nëse i injoroni duke i hequr nga desktop, ato do të hiqen edhe në telefon.

Funksioni është një përditësim i shumëpritur në aplikacionin Your Phone i cili gjithashtu lejon përdoruesit tu përgjigjen mesazheve dhe kryer veprime të tjera të ngjashme.

Në një të ardhme të afërt Microsoft do të lançojë një funksion të quajtur “Notification Chasing” me të cilin përdoruesit mund të klikojnë njoftimet në Android nga Windows 10.

Ekrani i telefonit do të shfaqet në desktop dhe përmes tij mund të kryeni veprime të tjera. Funksioni ka qenë në fazë testimi që prej muajit Prill. Tashmë ka mbërritur tek gjysma e kompjuterëve dhe duhet të kompletohet brenda javës.

Nëse doni të provoni duhet të keni Windows 10 Versionin e Prillit 2018 dhe të shkarkoni aplikacionin Your Phone nga dyqani Microsoft Store në këtë lidhje. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Një prej bursave më të mëdha në botë humbet 40 milionë dollarë në Bitcoin

Lajmet e fundit>