Lajmet

Tashmë në Facebook do të keni mundësi të kërkoni edhe postimet

Publikuar , 02 Tetor 2013
0
Tashmë në Facebook do të keni mundësi të kërkoni edhe postimet

Facebook ka vendosur ta lehtësojë proçesin e ndjekjes së bisedave në rrjetin social.

Ditën e hënë, kompania lajmëroi se do të fillojë të lançojë një përditësim, i cili do t’u mundësojë përdoruesve ta bëjnë përmbajtjen e një statusi apo postimi të kërkueshme. Gjithçka do të realizohet përmes mjetit të kërkimit.

Me këtë ndryshim, anëtarët që kanë mundësi të përdorin Graph Search, do të kërkojnë nëpër postime si për shembull për tekstin e diçiturave nëpër foto, nëpër komente, checkins-e, për sa kohë që këto lloj postimesh janë të aksesueshme nga ata.

Këtu përfshihen postimet publike apo postimet nga miqtë.

Kompania u shpreh se kjo veçori e rë do të jetë e disponueshme fillimisht vetëm për një numër të kufizuar përdoruesish dhe se kërkimi i postimeve do të realizohet aktualisht vetëm nga versioni ueb i rrjetit.

Kjo veçori, e cila është pritur nga kompania që prej lançimit të Graph Search në fillim të këtij viti, është pjesë e fushatës mjaft të fuqishme dhe agresive që po bën Facebook-u për t’u shndërruar në një lojtar më të rëndësishëm në bisedat në kohë reale që ndodhin në ueb – një fushë kjo ku rrjeti tjetër social Twitter pretendon se është më dominues. (PCWorld Albanian)

facebook

LEXO EDHE:  Koha të përditësoni iPhone nëse nuk dëshironi të përgjoheni në FaceTime

Lajmet e fundit>