Lajmet

Tashmë në përcaktimin e gjinisë në Google+ mund të zgjidhni mes një mori opsionesh

Publikuar , 11 Dhjetor 2014
0
Tashmë në përcaktimin e gjinisë në Google+ mund të zgjidhni mes një mori opsionesh

151d7ce6e3357bdf81fd5347cf05facf412f5cbcGoogle+ ka prezantuar mënyra të ndryshme për të përcaktuar gjininë duke i dhënë mundësi përdoruesve të saj të përshkruajnë veten e tyre me termat që ata ndihen komodë dhe jo vetëm me përcaktimin mashkull/femër.

Duke filluar që nga sor çdo përdorues në Google+ mund të zgjedhë mes 4 opsioneve: mashkull/femër/refuzoj të deklaroj/”custom”. Kur zgjidhet opsioni i fundit do të shfaqet një fushë e re e bardhë të cilën ju mund ta plotësoni vet. Ju gjithashtu mund të kufizoni ata që mund të shohin zgjedhjen tuaj.

Kjo lëvizje ndjek lëvizjen e Facebook i cili prezantoi këtë opsion kohë më parë. Për shumicën e përdoruesve ky ndryshim me siguri do të kalojë pa u vënë re, por për ata që nuk ndihen të përfaqësuar me dy përcaktimit kryesore mashkull/femër kjo gjë do ti mirëpresë dhe nuk do ti bëjë të ndihen të diskriminuar.

Më shumë se asnjëherë tjetër, rrjetet sociale po luajnë një rol të rëndësishëm në vendosjen e normave të shoqërisë duke ju dhënë mundësinë individëve të përcaktojnë gjendjen e tyre në mënyrën që ata duan pa u ndjerë të kufizuar. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Chrome 71 përmirëson bllokuesin e reklamave

Lajmet e fundit>