Lajmet

Tashmë në Vimeo mund të ngarkoni dhe shkarkoni video 4K

Publikuar , 09 Dhjetor 2014
0
Tashmë në Vimeo mund të ngarkoni dhe shkarkoni video 4K

flickrvimeoios1_1020.0Përdoruesit që kanë një abonim Pro në Vimeo kudo në botë më në fund mund të ngarkojnë videot e tyre në rezolucion të plotë 4K në këtë platformë.

Më pas këto video gjithashtu do jenë të disponueshme për tu shkarkuar nga të tjerë po në këtë format sipas GigaOm. Duhet të theksojmë se ata përdorues që do të ngarkojnë një video 4K do të paguhen në varësi të shkarkimeve që ka kjo video.

Duke ndjekur hapat e YouTube, Netflix dhe Amazon Prime, Vimeo është shërbimi më i fundit i tillë që ofron video në rezolucion 4K. Por ndryshe nga konkurrentët e tjerë, Vimeo nuk do lejojë që këto video të shfaqen në opsionin streaming.

CTO i Vimeo Andrew Pile tha për GigaOm se është akoma herët për streaming. Vimeo on Demand që ofron tituj si The Story of Aaron Swartz, You Laugh but it’s True është vendi ku ju mund të gjeni përmbajte 4K, madje dhe autorë filmash kanë publikuar video 4K në këtë shërbim. Teknologjia 4K pritet të zhvillohet shumë vitet e ardhshme duke qenë se çmimet për ekranet 4K vazhdojnë të bien. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Falimenton firma e gërmimit të monedhave kriptografike Giga Watt

Tags >

Vimeo
Lajmet e fundit>