Lajmet

Tashmë të gjithë mund t’iu gjejnë në Facebook, askush nuk mund të fshihet

Publikuar , 11 Tetor 2013
0
Tashmë të gjithë mund t’iu gjejnë në Facebook, askush nuk mund të fshihet

Facebook-u ka njoftuar ditën e enjte se do të eleminojë një opsion të privatësisë që lejonte përdoruesit të mos shfaqeshin në rezultatet e kërkimit.

Bëhet fjalë për opsionin “Kush mund të kërkojë profilin tuaj nëpërmjet emrit? ” (Who can look up your Timeline by name?), i cili përdorej nga antarët e Facebook-ut për të kontrolluar nëse mund të gjendeshin dhe nga kush në rast se njerëzit e tjerë shkruanin emrin e tyre në fushën e kërkimit të Facebook.

Ky opsion është çaktivizuar fillimisht për ata persona që nuk e përdornin, ndërsa për atë pjesë të vogël antarësh që e përdorin ende Facebook ka njoftuar se do të shfaqë disa paralajmërime për eleminimin e tij në javët e ardhshme.

Në blogun e Facebook-ut shkruhej: “Pavarësisht përdorimit ose jo të këtij opsioni, mënyra më e mirë për të kontrolluar se çfarë njerëzit mund të gjejnë për ju është rregullimi i privatësisë për postet individuale të publikuara”.

Facebook-u ka pasur gjithnjë një marëdhënie të komplikuar me privatësinë dhe me këtë ndryshim duket sikur kompania do të thotë: “Në qoftë se je antar i rrjetit social mund të gjendesh nga të gjithë, ndërsa përsa i përket asaj çka njerëzit mund të shohin në profilin tuaj e keni ju në dorë”.

Sa herë që përdoruesit postojnë diçka privatësia e të cilës është “public”, Facebook do të paralajmërojë se materiali që po publikohet mund të shihet nga të gjithë, përfshirë këtu edhe personat e panjohur. Përdoruesit do të njoftohen gjithashtu se profili nuk mund të shihet nga personat e bllokuar.

Argumenti i Facebook-ut në lidhje me eleminimin e këtij opsioni është krijimi i një ndjesie të rreme sigurie. Një përfaqësues i ekipit të privatësisë në Facebook është shprehur: “Shqetësimi ynë është se njerëzit mendojnë se ky opsion ofron një nivel sigurie për ta, por në të vërtetë nuk është kështu”.

LEXO EDHE:  Facebook papritmas vendosi të mos na gjurmojë kur nuk përdorim aplikacionin

Pavarësisht aktivizimit të këtij opsioni përdoruesit mund të gjendeshin në mënyra të tjera si p.sh duke klikuar emrin në postimin e një miku. Arsyeja tjetër e këtij ndryshimi është përmirësimi i rezultateve në kërkimin e avancuar Graph Search. Pavarësisht këtij shpjegimi racional, do të jetë e vështirë të përshtaten përdoruesit aktualë të opsionit. (PCWorld Albanian)

facebook_privacy_settings

Lajmet e fundit>