Harduer

Tastiera e re Logitech lidhet me 3 pajisje në të njëjtën kohë

Publikuar , 19 Tetor 2012
0
Tastiera e re Logitech lidhet me 3 pajisje në të njëjtën kohë

Ditën e hënë, Logitech ka prezantuar një tastierë të re me Bluetooth e cila mund të lidhet njëkohësisht me tre pajisje.

Kalimi i instruksioneve nga njëra pajisje në tjetrën realizohet me shtypjen e një butoni të vetëm. Për shembull, ju mund të përdorni Logitech Bluetooth Illuminated Keyboard K810 për Utrabookun tuaj Windows 8, smartfonin Android dhe iPad-in.

Tastiera e re është e pajtueshme me Windows 7, Windows 8 (ose Windows RT), iOS 4.0 ose versionet më të reja, dhe Android 3.0 (Honeycomb) ose versionet më të reja. Ajo është dizajnuar në mënyrë të veçantë për Windows 8 dhe përfshin çelësin standard të Windows si dhe një buton për kalimin nga një aplikacion në tjetrin.

Tastiera ka gjithashtu një sensor, përmes së cilit mund të ndryshoni ndriçimin e saj si dhe një deduktues që aktivizon ndriçimin sa herë që gishtat tuaja i afrohen tasteve.

Çmimi i shitjes me pakicë i tastierës së re është 100$

Tastiera K810 karikohet me USB dhe Logitech thotë se bateria e saj mund të zgjasë deri në 10 ditë. Megjithatë, ju mund ta përdorni edhe gjatë kohës që ajo është në karikim përmes portës së USB-së.

Ajo ka edhe një buton on/off si dhe një tregues të gjendjes së baterisë që ju lejojnë të ruani dhe të menaxhoni më mirë energjinë e saj.

Logitech ka deklaruar gjithashtu se tastiera “mban mend” pajisjet që janë lidhur edhe pasi ajo është fikur dhe ndezur sërish.

Megjithatë, kompania nuk e ka listuar K810 si të pajtueshme me OS X apo Linux, kështu që nuk dihet me siguri nëse ajo mund të funksionojë edhe me pajisjet jo Windows.

LEXO EDHE:  Sensori i ri i Samsung do ta bëjë kamerën 108-megapiksel të Galaxy S20 të duket e vogël

Çmimi i shitjes me pakicë është 100$ dhe mund të para porositet që tani nga Logitech. (PCWorld Albanian)

Tags >

Tastierë