Harduer

Tastierat mekanike – A duhet t’i përdorni?

Publikuar , 08 Tetor 2011
0
Tastierat mekanike – A duhet t’i përdorni?

A ndaleni ndonjëherë të mendoni për atë se tastiera kompjuterit tuaj nuk e ka klikimin kënaqës që e kishte më parë? Disa prodhues ende i bëjnë tastierat mekanike që janë të ngjashme me tastierën klasike të dikurshme IBM Model M – dhe nëse ju e kaloni kohën duke shkruar në një tastierë të kompjuterit, do të ishte e dobishme që ju ta provoni një tastierë të këtillë mekanike. Varësisht nga ajo se çfarë përdorni  me kompjuterin tuaj, një tastierë mekanike mund të ju ndihmojë për të shkruar më shpejt dhe më saktë dhe do të funksionojë më shumë se sa një tastierë e zakonshme.

Çfarë është një tastierë mekanike?

Një tastierë mekanike përdor çelësat fizikë për të përcaktuar kur përdoruesi ka shtypur një tast. Ju e shtypni një tast dhe  dhe tasti shkon poshtë. Shkuarja poshtë e tastit dërgon një sinjal tek kompjuterit për t’i treguar që ju e keni shtypur tastin.

Së pari, ky dizajn nuk tingëllon si mjaft i volitshëm. Pas të gjithave, ju tashmë e keni një tastierë dhe ju mund të tregoni kur ju e keni shtypur një tast: Ju e shtypni një tast dhe një shkronjë/numër/simbol paraqitet në ekran. Kaloni një skend për të menduar se si ju e di që e keni shtypur një tast – është me siguri për shkak se e keni shtypur tastin aq shumë sa ai të mund të ndryshojë diçka në kompjuterin tuaj.

Shumica e tastierave janë të rregulluara nga tre mbështjellës plastikë. Shtypni një tast dhe pjesa e sipërme shkon poshtë një vrime në mes të mbështjellësit për ta lidhur membranën e sipërme me atë të poshtme, që krijon një qark elektrik që ndikon në dërgimin e sinjalit nga tastiera në kompjuterin tuaj. Ky dizajn i tastierës është i lirë dhe rezistent ndaj gjërave që derdhen mbi të, por nuk iu oforn aq shumë prekshmëri ose reagim që mund të dëgjohet kur ju e shtypni një tast, që mund të ndryshojë rrugën që ju shkruani.

LEXO EDHE:  Apple bëhet pjesë e garës së telefonëve me ekrane që palosen

Shumë dashamirës të llaptopëve i pëlqejnë tastierat e llaptopëve Lenovo sepse ata ofrojnë përgjigjie më të prekshme në krahasim me shumicën e tastierave të llaptopëve të tjerë. Çdo tast kërkon një forcë të caktuar për ta vënë në veprim dhe tasti nuk dorëzohet derisha ju e shtyeni me një forcë të mjaftueshme. Tastierat Lenovo ndjehen “të shtypur” për shkak të mungesës për një fjalë më të mirë. Secila prekje e tastit ndjehet më e shqiptuar dhe më e qëllimshme në një tastierë të llaptopit Lenovo, në krahasim me një tastierë më të vogël dhe reagimi i rritur fizik nga tastiera ia mundëson trurit tuaj që ta kuptojë kur ju e keni shtypur çdo tast, në mënyrë që të jeni të gatshëm që ta shtypni tastin tjetër.

Tastierat mekanike janë të zhurmshme: Derisa zëri i tanishëm varet nga lloji i tastierës që e e përdorni, e poashtu edhe nga teknika juaj e shkrimit të postimeve, tastierat mekanike janë dukshëm më të zëshme se sa tastierat e llojeve të tjera. Nëse jeni duke e përdorur tastierën në një dhomë ku ndodhet edhe dikush tjetër me ju, atëherë ata edhe mund të shqetësohen. Disa lexues të PCWorld.com kanë raportuar që ata madje as nuk mund të flasin me njerëzit në Skype derisa të tjerët janë duke shkruar në një tastierë mekanike për shkak se e mbyt zërin, por kjo mund të varet nga edhe nga mikrofoni.

Disa tastiera mekanike reklamojnë disa lloje që krijojnë më pak zë – Razer BlackWidow Ultimate për shembull, ka një “Stealth Edition” që përdor taste të ndryshëm mekanikë që duhet të jenë më pak të zëshëm se shumica e tasteve në tastierat mekanike.

Tastierat mekanike janë të rënda: Këto tastier janë zakonisht rreth 1.4kg. Për shkak të kësaj peshe dhe për shkak të jastëqeve të vegjël nga goma në pjesën e poshtme, tastier nuk lëviz përderisa nuk ngritet lart. Dhe kjo mund të tingëllojë mirë, për shkak se dikush mund të mos e pëlqejë zhvendosjen e tastierës. Tastierat mekanike nuk janë dizajnuar për mbartshmëri.

Tastierat mekanike zgjasin më shumë: Tastet mekanikë janë të certifikuar për të zgjatur më tepër sesa tastet e tastierave të zakonshme, pa marrë parasysh prodhuesin. Për shembull, SteelSeries ofron tastierë me taste nga goma dhe tastierë me taste mekanike dhe tastierat mekanike të kësaj ndërmarrjeje (llojet 6Gv2 dhe 7G) janë testuar për 50 milionë shtypje të tasteve, ndërsa tastiera me taste nga goma është e mirë vetëm për 15 milionë sosh – dhe kjo është arsyeja pse tastierat mekanike janë më të përshtatshme. Kështu që, edhe nëse një tastierë mekanike kushton më shtrenjtë, ia vlen të blihet për shkak se është e përshtatshme të përdoret më gjatë se sa tastierat me tastet nga goma.

Tastierat mekanike mund të ndryshojnë rrugën se si shkruani: Disa tastiera taste të tastierave mekanike (për shembull tastet e tastierës Cherry MX Blue) janë të dizajnuar që të krijojnë zë gjatë klikimeve kur butonat vihen në veprim. Kjo nuk është bërë për t’ju penguar, për për t’ju treguar se kur duhet të ndaloni së shtypuri teposhtë butonin, e kjo gjë duhet bërë kur dëgjohet klikimi, jo kur butoni nuk shkon më poshtë.

A duhet të përdorni një tastierë të këtillë?Ju nuk keni nevojë të shkoni ta bleni një tastierë mekanike për një kompjuter që e përdorni pak ose për një kompjuter të cilin e përdorni si kinema. Por nëse jeni një përdorues i fuqishëm i kompjuterit dhe keni ndërmend të shpenzoni mjaft shumë për ta marrë një procesor dhe kartelë të mirë grafike, mos kurseni që ta bleni një tastierë të këtillë. Përdorimi i një tastiere të këtillë mund të përmirësojë edhe punën tuaj në kompjuter./pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Apple Watch mund të përdoret për të përgjuar të tjerët përmes iPhone

Tags >

Tastierë
Lajmet e fundit>