Biznes

Tatimet monitorojnë shtëpitë me qira në AirBnB dhe Booking

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 04 Maj 2019
0
Gjatë periudhës 15 – 26 prill 2019, administrata tatimore ka identifikuar në rang kombëtar, 564 subjekte apo individë, të cilët, ofrojnë struktura akomoduese. Tatimet monitorojnë shtëpitë me qira në AirBnB dhe Booking

Si çdo vit, në prag të çeljes së sezonit turistik, Administrata Tatimore sjell në vëmendje të individëve që ofrojnë akomodime si edhe të subjekteve me aktivitet sezonal në zonat turistike e bregdetare, që të respektojnë detyrimin e tyre ligjor për t’u riaktivizuar dhe për të deklaruar.

Gjatë periudhës 15 – 26 prill 2019, administrata tatimore ka identifikuar në rang kombëtar, 564 subjekte apo individë, të cilët, ofrojnë struktura akomoduese, nëpërmjet platformave online si Booking.com, Air Bnb, etj.

Deri tani janë kontaktuar 275 individë, si kujtesë për të regjistruar aktivitetin që kryejnë, ndërsa vazhdon informimi ndërgjegjësues për të gjithë personat apo subjektet e identifikuar.

Ju kujtojmë se informacioni i reklamuar në faqet e mësipërme të internetit, është në monitorim nga administrata tatimore, me qëllim identifikimin e atyre individëve, të cilët ushtrojnë këtë aktivitet pa qenë të regjistruar sipas dispozitave të Ligjit Nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për Proçedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, thuhet në njoftim. /Monitor

LEXO EDHE:  A është ky telefoni Oppo me kamër me zmadhim optik 10X?

Lajmet e fundit>