Lajmet

Tatuazhi dixhital i kompanisë Motorola hap telefonin tuaj pa nevojën e fjalëkalimit

Publikuar , 27 Korrik 2014
0
Tatuazhi dixhital i kompanisë Motorola hap telefonin tuaj pa nevojën e fjalëkalimit

gsmarena_001 (1)Kohët e fundit mënyrat tradicionale për hapjen e telefonit tuaj si fjalëkalimet ose njohja e fytyrës janë bërë shumë të bezdisshme dhe monotone.

Kompania Motorola ka gjetur një mënyrë të re për hapjen e telefonit tuaj inteligjent pa nevojën e një fjalëkalimi ose formimin e ndonjë figure gjeometrike të caktuar.

Motorola së bashku me kompaninë VivaLnk ka zhvilluar një tatuazh dixhital të përkohshëm, i cili zhbllokon telefonin pa nevojën e një fjalëkalimi. Gjithçka që ju duhet të bëni është që të krijoni kontakt fizik midis telefonit tuaj dhe tatuazhit.

Ky tatuazh dixhital do të zgjasë në trupin tuaj për vetëm 5 ditë. Pas 5 ditësh tatuazhi shpërbëhet dhe ju do të keni nevojë për një tatuazh të ri. 10 tatuazhe dixhitale kanë një çmim prej 10 dollarësh, gjë e cila do të thotë që do ju nevojitet të shpenzoni deri në 80 dollarë në vit për përdorimin e kësaj metode për hapjen e telefonit tuaj pa përdor fjalëkalim. (PCWorld Albanian)

[youtube id=”15uIFmysZV4″]

LEXO EDHE:  Një përplasje mes dy kompanive të prodhimit të çipeve kërcënon shitjet e telefonit më popullor në botë

Tags >

Motorola
Lajmet e fundit>