Harduer

TDK prodhon diskun optik 320GB

Publikuar , 11 Tetor 2009
0
TDK prodhon diskun optik 320GB

Disku i ri nga TDK është 12 cm dhe ka 10 layer për shkrim secili nga ta mund të ruaj 32 GB. Përderisa në anën tjetër Blu-ray mund të ruaj 25 GB në secilin layer.

Përderisa në këtë disk janë futur më shumë layer, kjo e bën më të vështirë shkrimin dhe leximin e të dhënave sepse laseri duhet që të “shkëlqej” nëpërmes layer-ëve. Për t’i ndihmuar kësaj, inxhinierët e TDK-së kanë krijuar një disk i cili përdor plastikë të pastër që të mundësohet depërtim më i lehtë i dritës së laserit.

Ky disk është i përmirësuar nga prototipi i tij paraardhës që TDK e shfaqi në vitin 2006, me kapacitet 200 GB, por në anën tjetër, ka më pak hapësirë se disku nga Pioneer që u shfaq vitin e kaluar. Disku nga Pioneer kishte 16 layer incizues në një hollësi 1.1 milimetër, në diskun e vet 12 centimetërsh.

Të gjitha këta prototipa kanë diçla të përbashkët : prodhuesit e tyre nuk kanë lajmëruar që do t’i komercializojnë këto disqe. Përdorimi i tyre në  playerët Blu-ray dhe dhe disa të tjerë, do të kërkonte përpjekje për standarde nga Blu-Ray Disc Assosiation dhe sigurisht disa ndryshime të vogla harduerike nëpër disk-drajva. Deri më tani, këta diska na shërbejnë si indikator se ku qëndron teknologjia e disqeve optike nëpër laboratoret hulumtuese.

LEXO EDHE:  Me iOS 12 iPhone juaj do të punojë më shpejtë si asnjëherë më parë

Lajmet e fundit>