Lajmet

Të ardhurat e Blackberry pësojnë rënie më shumë sesa parashikohej

Publikuar , 20 Dhjetor 2014
0
Të ardhurat e Blackberry pësojnë rënie më shumë sesa parashikohej

Blackberry ditën e premte lajmëroi rënie të të ardhurave më tepër sesa parashikohej përgjatë gjysmës së fundit të këtij viti. Të ardhurat kanë rënë në 793 milion dollar nga 1.9 miliard dollar që ishin një vit më parë, një rënie më e theksuar krahasuar me 931.5 milion dollar të ardhura që prisnin analistët. Shefi ekzekutiv i kompanisë John Chen tha në një bisedë telefonike se ishin fokusuar së tepërmi në marxhinat dhe rrjedhjen e parasë. “Tashmë është momenti ta kthejmë vëmendjen drejt të ardhurave,” citoi Chen.

black humbje

Aksionet gjithashtu ranë me 5.4 % në 9.52 dollar. CEO i Blackberry-t tha se shitjet e harduerit ishin më të dobëta sesa prisnin sepse prodhimi ishte i limituar dhe kompania nuk ishte në gjendje të plotësonte gjithë kërkesat e konsumatorëve. Rrjedhja e parasë shfaqi shifra pozitive me 43 milion dollar gjatë tremujorit të tretë krahasuar me rezultatin negativ prej 36 milion gjatë tre mujorit të dytë.

Humbjet e kompanisë me zyra qendrore në Ontario ranë ndjeshëm në 148 milion dollar, ose 28 cent për çdo aksion gjatë tre mujorit që u mbyll me 29 nëntor krahasuar me 4.4 miliard dollar humbje një vit më parë ose 8.37 dollar për aksion. Blackberry ditën e mërkure lançoi smartfonin Classic me shpresë për afrimin e përdoruesve përsëri duke i suprizuar ata që preferojnë telefonët tradicionale të kompanisë me tastierë QWERTY. (PCWorld Albanian)

 

LEXO EDHE:  WinRAR ju ka lënë të ekspozuar sigurinë për 19 vite me radhë

Lajmet e fundit>