Biznes

Të ardhurat e Google-it nga interneti rriten me 23% në tremujorin e tretë

Publikuar , 18 Tetor 2013
0
Të ardhurat e Google-it nga interneti rriten me 23% në tremujorin e tretë

Në publikimin e të ardhurave financiare të tremujorit të tretë të vitit, Google tejkaloi parashikimet e analistëve, teksa biznesi i tij i reklamave u zgjerua edhe më shumë edhe pse humbjet nga Motorola u thelluan edhe më tepër.

Ndërkohë, aksionet e kompanisë u rritën me 6% pas publikimit të lajmit. Numri një i motorëve të kërkimit në ueb u shpreh se biznesi i internetit solli të ardhura (ku përjashtohen pagesat ndaj të tretëve dhe partnerëve) prej 10.8 miliardë $ në tremujorin e tretë, duke shënuar një rritje prej 23% nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Analistët argumentojnë se kompania ka arritur të rrisë të ardhurat pavarësisht se ofron në përgjithësi çmime të ulta.

Google tha se klikimet me pagesë janë rritur me 26% nga viti në vit ndërsa kostoja mesatare për klikim – çmimi që i paguajnë marketerët Google-it kur konsumatorët klikojnë në reklamat e tyre – ra me 8%.

Google u shpreh se ka fituar 2.97 miliardë $ në tre muajt e fundit, krahasuar me 2.18 miliardë $ vitin e kaluar. Të ardhurat totale të kompanisë ishin 14.89 miliardë $, krahasuar me 14.79 miliardë $ një vit më parë.

Humbjet operative në sektorin e Motorola-s, kishin një shumë prej 248 milionë $ gjatë tremujorit të tretë të vitit, krahasuar me 192 milionë $ në të njëjtën periudhë një vit më parë. (PCWorld Albanian)

A Google logo is seen at the entrance to the company's offices in Toronto

LEXO EDHE:  Version i ri i Windows 10-ës, probleme të reja për përdoruesit

Tags >

Google
Lajmet e fundit>