Lajmet

Të ardhurat e Huawei për 2018-ën shënojnë rekord

Publikuar , 27 Dhjetor 2018
0
Gjithashtu është hera e parë që të ardhurat vjetore kalojnë 100 miliardë dollarët, një parashikimi i bërë nga Huawei që nga Gushti i këtij viti. Të ardhurat e Huawei për 2018-ën shënojnë rekord

Huawei pritet të raportojë një rritje rekord me 21% të të ardhurave përgjatë 2018-ës në 109 miliardë dollarë tha kryetari i bordit të kompanisë pavarësisht se biznesi i gjigandit Kinez u vu në qendër të kritikave.

Guo Ping tha se Huawei gjithashtu ka siguruar 26 kontrata 5G dhe pret që shitjet e telefonëve për 2018-ën të kalojnë shifrat e 200 milion njësive.

Gjithashtu është hera e parë që të ardhurat vjetore kalojnë 100 miliardë dollarët, një parashikimi i bërë nga Huawei që nga Gushti i këtij viti.

Huawei është numri 1 i pajisjeve të telekomunikacionit në botë dhe prodhuesi i dytë më i madh i telefonëve inteligjentë.

Muajt e fundit është vënë nën presionin ndërkombëtar nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët si Australia dhe Zelanda e Re të cilët anuluan kontratat e 5G duke ngritur shqetësim për sigurinë e tyre.

Huawei akuzohet prej vitesh për lidhje të ngushta me Pekinin zyrtar edhe pse ka mohuar vazhdimisht influencën e tij.

Së bashku me ZTE janë dy prodhuesit më të mëdhenj në botë të pajisjeve të rrjetit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Huawei investon 145 milion dollarë në biznesin cloud në tre vitet e ardhshme

Tags >

Huawei
Lajmet e fundit>