Biznes

Të ardhurat e tremujorit të kaluar për Google rriten 36% nga viti i kaluar

Publikuar , 24 Janar 2013
0
Të ardhurat e tremujorit të kaluar për Google rriten 36% nga viti i kaluar

Google Kompania Google ka bërë publike të ardhurat për tremujorin e fundit të vitit 2012, të cilat shënojnë një rritje prej 36% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2011-s.

Pjesa më e madhe e rritjes i dedikohet të ardhurave, vazhdimisht në rritje, nga reklamat. Të ardhurat për tremujorin tetor – dhjetor 2012 ishin 14.42 miliardë $, nga 10.6 miliardë $ që ishin një vit më parë.

Në këto shifra përjashtohen komisionet apo taksat që Google u paguan faqeve të tjera për të shfaqur reklamat e veta.

Nëse marrim parasysh edhe këto shifra, atëherë të ardhurat arrijnë në 11.34 miliardë $. Të ardhurat neto ishin 2.89 miliardë $, ose 8.62$ për aksion, krahasuar me 2.71 miliardë $ ose 8.22 $ për aksion që regjistroheshin vitin e kaluar.

Të gjitha këto shifra përfshijnë humbjet nga Motorola, të cilën Google ra dakord ta shesë në dhjetor.

Larry Page: Kompania ka aktualisht shumë mundësi për të zgjeruar biznesin

Apple App Store arrin 40 miliardë shkarkime

Nëse përjashtojmë humbjen nga Motorola dhe disa elemente të tjerë, të ardhurat neto do të ishin 3.57 miliardë $, ose 10.65$ për aksion, krahasuar me 3.13 miliardë $ ose 9.50$ për aksion në tremujorin e fundit të 2011-s.

Google co-founder Larry PageNë një deklaratë, shefi ekzekutiv i kompanisë, Larry Page, deklaroi se të ardhurat e plota vjetore arritën për herë të parë në 50 miliardë $ duke theksuar se ishte një arritje e mirë brenda vetëm 15 viteve.

Ai u shpreh gjithashtu se kompania ka aktualisht shumë mundësi për të zgjeruar biznesin e njëkohësisht edhe shumë fusha ku mund të investojnë suksesshëm për shkak të impaktit të madh që kanë në to. Megjithatë, ata po përpiqen të prioritizojnë opsionet e tyre për të mos u shpërndarë më tepër se ç’duhet.

LEXO EDHE:  ICT Awards në vitin e shtatë në kërkim të gjurmëve inovatore

Google Play i afrohet dyqanit App Store

Të ardhurat nga faqet e Google përbëjnë 2/3 e të ardhurave totale. Paid clicks, ose clicks on search ads për të cilat paguajnë marketerët, u rritën me 24% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2011.

Menjëherë, stoku i kompanisë u rrit pas publikimeve të raportit për tremujorin e fundit të vitit 2012, duke u tregtuar me 737.01 $ nga 702.87 $ që ishte pak orë para publikimit. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>