Lajmet

Të dhënat e thuajse çdo qytetari të Ekuadorit janë ekspozuar online

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 17 Shtator 2019
0
Lajmet e kësaj rrjedhjeje masive të dhënash erdhën nga ZDNet e cila pretendon se këto të dhëna për hakerët janë po aq të vlefshme sa edhe ari në duart e kriminelëve. Të dhënat e thuajse çdo qytetari të Ekuadorit janë ekspozuar online

Të dhënat personale të pothuajse çdo qytetari të Ekuadorit janë ekspozuar online. Emrat, informacionet financiare dhe të dhënat civile të afro 17 milionë njerëzve, ku përfshihen edhe 6.7 milionë fëmijë, janë gjetur online nga firma e sigurisë vpnMentor.

Depoja masive e të dhënave u gjet në një server cloud të pasiguruar ku pothuajse kushdo mund ta aksesojë.

Tashmë qasja në server është kufizuar falë ekipin të sigurisë të qeverisë së Ekuadorit. Përveç të dhënave bazike të identitetit, janë ekspozuar edhe:

  • Numrat ID të zyrtarëve qeveritarë
  • Numrat e telefonit
  • Regjistrat familjarë
  • Datat e martesave
  • Regjistrat e edukimit
  • Regjistrat e punës

Depoja e informacioneve përfshinte edhe disa rekorde financiare rreth balancave të konsumatorëve në një bankë të madhe në Ekuador. Ishin plot 18GB të dhëna shpërndarë nëpër disa skedarë.

Lajmet e kësaj rrjedhjeje masive të dhënash erdhën nga ZDNet e cila pretendon se këto të dhëna për hakerët janë po aq të vlefshme sa edhe ari në duart e kriminelëve.

Kërkime të thjeshta zbulojnë një listë qytetarësh të pasur të Ekuadorit, shtëpitë e tyre, fëmijët dhe numrin e makinave që posedojnë së bashku me targat e tyre. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Google Maps tregon stacionet e karikimit të makinave elektrike

Tags >

siguri
Lajmet e fundit>