Lajmet

Të Dielen Bitcoin u ngjit në 7,500 dollarë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 13 Maj 2019
0
Por kjo rritje është qetësuar disi me çmimin i cili ra në 7,000 dollarë në këto momente që shkruajmë sipas CoinMarketCap.com. Të Dielen Bitcoin u ngjit në 7,500 dollarë

Çmimi i Bitcoin u ngjit deri në 7,500 dollarë ditën e Diele për herë të parë në nëntë muaj, një lëvizje e cila shihet si ringjallje e tregut të kriptomonedhave.

Kriptomonedha më e madhe në botë për nga vlera e tregut e cila përbën mese gjysmën e të gjitha transaksioneve shkoi deri në 7,577 dollarë, pika më e lartë që prej Gushtit 2018.

Por kjo rritje është qetësuar disi me çmimin i cili ra në 7,000 dollarë në këto momente që shkruajmë sipas CoinMarketCap.com.

Rritja e çmimit erdhi si rezultate i fuqizimi të volumit të transaksioneve në 29.33 miliardë dollarë në 24 orë. Norma e mbizotërimi gjithashtu preku vlera rekord prej 59%, më e larta në 17 muaj.

Megjithatë kjo e fundit pritet të bjerë në ditët në vijim ndërsa kriptomonedhat alternative kanë filluar të tregojnë shenja jeta me emra si bitcoin cash, tezos dhe bitcoin gold me rritje dyshifrore.

Nga ana tjetër kriptomonedhat shumë të vlerësuara si litecoin, EOS, XRP dhe Binance kanë fituar mes 6 deri në 9% në 24 orët e fundit.

Për më tepër vlera totale e kriptomonedhave arriti në 219 miliardë dollarë duke paralajmëruar ditë të mira për kriptomonedhat alternative në terësi. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  E ardhmja e video lojërave është në cloud dhe quhet Google Stadia

Lajmet e fundit>