Biznes

Të gjitha makinat Volvo dekadën e ardhme do të jenë elektrike

Nga: PCWorld
Publikuar , 02 Mars 2021
Prodhuesit e makinave po i përgjigjen presionit nga qeveritë në mbarë botën për të përshpejtuar planet e tyre të elektrifikimit. Të gjitha makinat Volvo dekadën e ardhme do të jenë elektrike

Makinat Volvo do të jenë vetëm elektrike në 2030-ën tha kompania. Të gjitha modelet të cilat aktualisht kanë motorë me djegie të brendshme ose hibridë nuk do të jenë më në shitje dekadën e ardhshme.

Prodhuesi i makinave ka planifikuar gjithashtu të investojë në shitje online dhe thjeshtimin e linjës së produkteve. Po përpiqet të rrisë fitimet nga kërkesa në rritje për makinat elektrike përfshirë Kinën i cili është një prej tregjeve më të mëdha.

Prodhuesit e makinave po i përgjigjen presionit nga qeveritë në mbarë botën për të përshpejtuar planet e tyre të elektrifikimit.

Kompania tha se nuk do të investojë në makina me hidrogjen sepse beson që nuk ka mjaftueshëm kërkesë nga konsumatorët.

Volvo më herët kishte thënë se deri më 2025, gjysma e makinave të shitura do të ishin elektrike ndërsa pjesa tjetër hibride. /CIO Albanian

LEXO EDHE:  Gates refuzon konspiracionet e mikroçipeve tek njerëzit

Tags >

Volvo