Lajmet

Të Marten Komisioni Evropian bën publike gjobën marramendëse ndaj Google: Reuters

Publikuar , 26 Qershor 2017
0
Nga ana tjetër Google ka hedhur poshtë pretendimet e Komisionit duke thënë se shërbimi i saj nxit inovacionin. Të Marten Komisioni Evropian bën publike gjobën marramendëse ndaj Google: Reuters Photo Source: Reuters

Autoritetet Evropiane pritet të vendosin një gjobë rekord ndaj gjigandit të motorit të kërkimit Google ditën e Marte raportoi agjencia e lajmeve Reuters.

Rasti i Komisionit Evropian mori jetë pas ankesave të disa kompanive Amerikane por edhe Evropiane lidhur me favorizimin e shërbimeve të blerjeve online në rezultatet e kërkimit në kurriz të rivalëve.

Akuza u dërgua në mënyrë formale ndaj Google në Prill të 2015-ës. Nga ana tjetër Google ka hedhur poshtë pretendimet e Komisionit duke thënë se shërbimi i saj nxit inovacionin.

Sipas kompanisë autoritetet Evropiane kanë injoruar konkurrencën nga Amazon dhe eBay. Gjoba më e madhe dhënë nga Komisioni Evropian daton në 2009 ndaj Intel me 1.06 miliard Euro. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Ja si lapsi S-Pen i telefonëve Galaxy Note do të përdoret edhe si kamër

Lajmet e fundit>