Lajmet

Të mashtrosh përmes GPS-it? Tashmë është e mundur

Publikuar , 01 Gusht 2013
0
Të mashtrosh përmes GPS-it? Tashmë është e mundur

Kërkuesit amerikanë ia kanë dalë të modifikojnë sinjalet GPS (Global Positioning System) duke dërguar një jaht qindra metra larg itinerarit e duke “mashtruar” ekuipazhin se ai po i përmbahej rrugës së duhur.

Testi, i zhvilluar gjatë muajit të kaluar në brigjet italiane, është një ndër më të sofistikuarit që është realizuar me GPS dhe është fryt i një pune disa vjeçare të grupit nga Universiteti i Teksasit.

GPS punon duke matur sinjalet e marra nga satelitët që gjenden në orbitë rreth 20 000 km mbi Tokë. Duke njohur vendndodhjen e secilit satelit dhe kohën e saktë kur arrin sinjali, është e mundur të përcaktohet vendndodhja e marrësit me një saktësi që matet me metra.

Për të ngatërruar sistemin GPS të jahtit, kërkuesit duhet të gjeneronin sinjale të rreme që ishin të ndryshme nga ato të vërtetat. Teorikisht, sistemi i navigimit do t’i pranonte sinjalet, por vendndodhja nuk do të ishte ajo e sakta.

Një marrës i zakonshëm GPS bazohet në sinjale nga të paktën katër satelitë, por saktësia përmirësohet me rritjen e numrit të satelitë. Në oqean mund të arrihet të merren sinjale nga mbi 10 satelitë në të njëjtën kohë.

Nëse sinjali i një sateliti të vetëm do të ishte i rreme, atëherë sistemi mund ta përjashtonte duke qenë se nuk përputhej me sinjalet që vijnë nga satelitët e tjerë. Nëse gjysma e tyre nuk janë të sakta, atëherë sistemi fillon “të dyshoj”’ për një hakim të mundshëm. “Ne kemi imituar gjithë grupin e GPS-ëve.

Kishim vendosur një pjesë të kundërt qëllimi që ishte përgjegjëse për çdo sinjal që vinte nga satelitët. Kur takoheshin me sinjalet e vërteta në marrës, ato tonat ishin më të forta,“ u shpreh Todd Humphreys, një nga kërkuesit.

LEXO EDHE:  Bashkimi Evropian shpreh shqetësim për Huawei dhe kompanitë Kineze

Skuadra e provoi disa herë këtë marifet dhe jahti u largua disa qindra metra nga itinerari. Për të realizuar sulmin e rremë, kërkuesit përdorën një pajisje të ndërtuar nga veta ata, që u vendos në pjesën e sipërme të kuvertës së jahtit, afër antenave të GPS-it, edhe pse kjo gjë mund të realizohej edhe me qindra kilometra larg. (PCWorld Albanian)

GPS

Tags >

GPS
Lajmet e fundit>