Lajmet

Të panjohurat e Kongresit Mobil Botëror

Publikuar , 18 Shkurt 2014
0
Të panjohurat e Kongresit Mobil Botëror

mwc14_logo-whitebgMobile World Congress është kombinimi i prezantimeve më të mëdha në industrinë mobile dhe një event ku shfaqin produktet dhe të rejat e tyre operatorë telfonikë, kompani prodhimi telefonësh dhe kompani teknologjike nga e gjithë bota.

Eventi fillimisht i quajtur GSM World Congress mori emrin 3GSM World Congress dhe tani ka emrin Mobile World Congress. I pari i tillë event u organizuar në vitin 1987. Deri në vitin 2006 është zhvilluar në Kanë të Francës e që atëherë është zhvendosur për në Barcelonë të Spanjës në shkurtin e çdo viti.

Këtë vit do të mbahet nga data 24 deri më 27 shkurt, si gjithmonë, në Barcelonë. Programi i këtij viti do të analizojë teknologjitë e momentit dhe debatet për të ardhmen e industrisë mobile, duke filluar me trendet që janë duke e formuar atë.

Fokusi qendror i MWC do të jetë konferenca që do të jetë në zhvillim e sipër gjatë gjithë kohës, gjatë së cilës do të flitet për zhvillimet më të fundit, për strategjitë e reja dhe për gjeneratën e re të shërbimeve dhe produkteve. Ndër personat që do të mbajnë fjalën në MWC shquhet Marc Zuckenberg nga Facebook-u, Virginia Rometty nga IBM, John Chambers nga Cisco, Lance Howarth nga Raspberry Pi Foundation, etj.

Pritet që të ketë një pjesëmarrje relativisht të gjerë edhe këtë vit, duke qenë se vitit 2013 bashkoi mbi 72,000 persona të interesuar, nën temën The New Mobile Horizon (Horizonti i Ri Mobile).

Në të gjithë vitet e organizuar, MWC ka qenë paraprijë e risive teknologjike të botës mobile. Aplikacionet e para Android dhe iOS u prezantuan fillimisht këtu para se të pushtonin botën. Këtë vit pritet të shfaqen një sërë smartfonësh që pritet të hidhen në treg këtë vit. Dhe ky është vetëm fillimi. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Evropa do të implementojë taksën e saj dixhitale nëse mungon akordi global

1361784051-mobile-world-congress-2013-open-its-doors-in-barcelona_1826901