Lajmet

Të Premten Mbrëmja Gala e ICT Awards shpall fituesit në shtatë kategori

Apr 26 2018
0 Shpërndarje
Mbrëmja Gala do të bashkojë pjesëmarrës dhe të ftuar special nga bota e ICT-së, biznesit, akademisë, administratës publike, shoqërisë civile dhe medias. Të Premten Mbrëmja Gala e ICT Awards shpall fituesit në shtatë kategori Photo Source: ICT Awards

Gara tashmë e mirënjohur në fushën e teknologjisë së informacionit organizuar nga ICTSmedia, Albanian ICT Awards, po përgatitet të shpallë fituesit e këtij edicioni.

Të Premten, më 27 Prill në Tirana International mbahet Nata e shumëpritur Gala e ndarjes së çmimeve në shtatë kategori, pas një maratone tre mujore në kërkim të talenteve shqipfolëse në fushën e teknologjisë së informacionit.

ICT Awards 6 nisi rrugëtimin më 2 Shkurt në Tiranë ku shpalli të hapur garë për vitin e gjashtë me radhë. Më 20 Shkurt startoi fushata e takimeve informative të cilat kanë për qëllim të njihen më nga afër me komunitetit e IT-së si dhe ti ftojë ata ti bashkohen kësaj gare.

Takimet informative të mbajtura në Tiranë, Prishtinë, Shkup, Tetovë, Durrës, Gjakovë, Shkodër, Korçë, Ulqin dhe Pejë u finalizuan më 29 Mars.

Më 31 Mars përfaqësuesit e garës shpallen të mbyllura aplikimet në shtatë kategoritë e kësaj gare: ICT Inovacioni i Vitit, ICT Mobiliteti i Vitit, ICT Diploma e Vitit, ICT Ylli në Ngritje, Femra në ICT, ICT Shërbimi Publik i Vitit dhe Cyber Security.

Data 2 Prill shënoi takimin e parë të jurisë e cila këtë vit u drejtua nga Anila Hoxha. Juria e përbërë nga 11 anëtare, Prof. Dr. Edmond HajriziAnila (Hoxha) TollkuçiProf. Dr. Ilir ÇapuniJonida ÇerekjaAltin PetreVisar JasiqiProf. Dr. Azir AliuSokol VladiGjergji GuriMuhedin Nushi dhe Ermal Beqiri filloi analizimin e 100 aplikimeve të këtij ediconi.

Më 14 Prill juria udhëtoi drejt Prishtinës pranë kandidatëve që vinin nga trevat shqiptare të Kosovës ndërsa 15 Prill vijuan prezantimin e kandidatëve nga Shqipëria.

Juria gjithashtu u prit në një darkë të përbashkët me organizatorët e garës, shtëpinë botuese ICTSmedia, dhe partnerë të tjerë ku nderoi me pjesëmarrjen një prej mbështetësve më të fuqishëm të ICT Awards, Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Luka.

E nesërmja vjen për të finalizuar përpjekjet disa mujore jo vetëm të një gare por edhe të kandidatëve, jurisë dhe mbarë komunitetit ICT të cilët kanë lënë gjurmët e tyre në këtë aktivitet mbarë shqiptar.

Mbrëmja Gala do të bashkojë pjesëmarrës dhe të ftuar special nga bota e ICT-së, biznesit, akademisë, administratës publike, shoqërisë civile dhe medias.

Të gjithë ata që janë ngjitur në skenën e Albanian ICT Awards ndër vite janë model për të gjithë të rinjtë në Shqipëri sepse ky brez shqiptar nuk ka asnjë dallim nga asnjë brez të rinjsh në çdo cep të botës, dhe kjo falë teknologjisë.

Ngjarja ICT Awards e cila konsiderohet tashmë si një ndër më të rëndësishmet në Shqipëri e Kosovë në fushën e ICT-së, ka arritur që të gjejë mbështetje të gjerë të mediave më të mëdha në vend, aktorëve më seriozë të fushës së biznesit, komunitetit e qeverisë, nderuar nga Kryeministri i Shqipërisë me Çmimin Bleta e Artë.

Sponsorët tradicionalë Fondacioni Dritan Hoxha, Banka Raiffeisen dhe Albvision vijojnë mbështetjen e tyre të pakushtëzuar ndaj ICT Awards. Një rrjet i gjerë partnerësh dhe mbështetësish janë përkrah kësaj nisme prej disa vitesh.

Për çdo informacion rreth garës, kategorive, kritereve të vlerësimit dhe zhvillimeve më të fundit rreth garës, të interesuarit ftohen të vizitojnë faqen zyrtare ictawards.org.

Rreth ICT Awards VI

Ky eveniment, unik për nga karakteri dhe dedikimi, ka për synim identifikimin, shpërblimin dhe promovimin e profesionistëve të dalluar , udhëheqësve të suksesshëm të bizneseve, novatorëve, akademikëve dhe të rinjve entuziast në fushën e ICT-së, puna e së cilëve përgjatë 2017-tës ka përmirësuar apo ndihmuar pozicionin e TIK-ut Shqiptar në rajon ose botë, si dhe ka kontribuuar drejt zgjerimit të sektorit biznesor të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.

Rreth ICTSmedia

ICTSmedia si një shtëpi botuese dhe lider në median e ndërlidhur me Teknologjinë e Informacionit, Komunikimit dhe Sigurisë (ICTS), kësaj radhe prezanton edicionin e 6-të vjetor kombëtar të evenimentit shpërblyes “Albanian ICT Awards VI” (ose “TIK Shpërblimet Shqiptare 6”).

Lajmet e fundit>