Analiza

Të rinjtë preferojnë më tepër të bëhen aktorë sesa profesionistë të sigurisë

Publikuar , 28 Tetor 2013
0
Të rinjtë preferojnë më tepër të bëhen aktorë sesa profesionistë të sigurisë

RiniaE dini se çfarë dëshiron të bëhet djali apo vajza juaj kur të rritet? Doktorë, avokatë, mbase aktorë? Sipas një studimi të kryer nga Raytheon, shumë të paktë janë fëmijet që dëshirojnë një karrierë në sigurinë kibernetike.

Dhe nëse marrim parasysh rritjen e malware-ëve në ditë e sotme, kërcënimin që vjen nga aktivitetet kibernetike si dhe faktin që shërbime apo produkte të njohura si Adobe ndeshen me hakime shumë shpesh, kjo nuk është gjë pozitive. Analistët shprehen të shqetësuar mbi mungesën e teknikëve të aftë.

Bazuar në faktin që numri i të dhënave në internet po rritet me shpejtësi dhe do të vazhdojë të rritet edhe me norma më të shpejta në të ardhmen, ekzistenca e këtyre profesionistëve është vitale. Është një nga mënyrat kryesore se si mund të mbrojmë konsumatorët dhe të ofrojmë qëndrueshmëri në botën dixhitale.

Në sondazh rezultoi se 24% e adoleshentëve të sotëm kishin interes mbi sigurinë kibernetike. Por, shprehja e interesit nuk është e njëjtë me zgjedhjen e karrierës dhe shumë të rinj mbeten në mëdyshje deri në momentet e fundit të zgjedhjes së drejtimit të karrierës. 40% shfaqën interes në biznesin e argëtimit.

Ndoshta këto të dhëna tregojnë në mënyrë indirekte se një pjesë e të rinjve nuk janë shumë të shqetësuar mbi sigurinë e të dhënave të tyre. Vetëm 61% e mbronin me fjalëkalim telefonin e tyre celular, ndërsa 37% i kishin bërë backup kompjuterit në muajin e fundit. 48%, pra pothuajse gjysma, kishin rrezikuar infektimin me viruse nga USB-të apo pajisje të tjera portabël që ua kishte dhënë dikush tjetër.

Por ku qëndron problemi? Sipas të rinjve, më saktë 82% të tyre, arsyja e zgjedhjes ishte mungesa e këshillave nga mësuesit apo prindërit, të cilët nuk e kishin përmendur kurrë këtë pozicion.

LEXO EDHE:  Arsyeja pse nuk duhet tu besoni artikujve në Facebook që flasin për shëndetin

Nëse studentët nuk kanë dëgjuar rreth këtyre profesioneve, atëhere nuk i marrin parasysh si mundësi. Një karrierë në siguri vlen sot shumë, e veçanërisht në kompensimin në para.

Në SHBA, profesionistët e kësaj fushe paguhen mesatarisht 116 000 $ në vit, ose 9670 $ në muaj. Madje, pjesa më e madhe e tyre janë shumë të kënaqur me këtë karrierë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>