Lajmet

Të Shtunën në Korça Digital Weekend të rinjtë drejt transformimit, aftësive dhe ekonomisë digjitale

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 23 Janar 2020
0
Në Konferencë të rinjtë do të mund të prezantojnë idenë e tyre, ta zhvillojnë dhe përpunojnë me mentorë në formatin e një boot-camp ndërsa 10 idetë më të mira mund të prezantojnë për 60 sekonda në skenën e Korça Digital Weekend. Të Shtunën në Korça Digital Weekend të rinjtë drejt transformimit, aftësive dhe ekonomisë digjitale

Për të rritur sensibilizimin e inkurajimin e të rinjve rreth aftësive dhe ekonomisë digjitale, Bashkia Korçë, Vigan Group, ICTSlab, ABSA dhe Universiteti i Korçës “Fan S. Noli” organizojnë të Shtunën e datës 25 Janar Konferencën Korça Digital Weekend.

Në këtë aktivitet do të marrin pjesë figura të suksesshme nga bota e teknologjisë dhe sipërmarrjes si Arber Çepani, Kushtrim Shala, Agi Haxhimurati, Veton Kurtsmajlaj, Laidi Ferruni, Albi Zhulali, Eljona Kosta, Genti Selenica, Gjergji Robo, Mërgim Cahani, Florensa Haxhi, Ersenilda Elezi, Edmond Alla, Alqi Puli, Driton Musolli, Ilir Çapuni, Renato Toni, Anisa Berisha, Arjodita Mustali si dhe Kryetari i Bashkisë së Korçës z. Sotiraq Filo dhe ish zv-Kryeminsitri i Republikës së Shqipëri z. Niko Peleshi.

Konferenca i dedikohet çdo të riu me ambicie, sipërmarrësi të ri, profesionisti që kërkoj të zgjerojë më tej aftësitë e rij dhe çdo organizate e cila dëshiron të bëhet pjesë e programit të Bashkisë Korçë për të ndërtuar një ekosistem të favorshëm për nxitjen e biznesit, inovacionit dhe kreativitetit.

Përmes këtij aktiviteti synohet inkurajimi dhe mbështetja e nismave sipërmarrëse me vlera, profesionistëve dhe organizatave duke i ftuar të bëhen pjesë e një misioni të ndërmarrë nga Bashkia Korçë për të ndërtuar një ekosistem të favorshëm që ushqen inovacion dhe kreativitet.

25 Janar pranë Bibliotekës së Re në Bulevardin “Republika” të qytetit të Korçës nga ora 9:30 deri 17:00, fundjava më e veçantë e qytetit do të sjellë në vëmendje të pjesëmarrësve aftësitë digjitale, transformimin social, sipërmarrjen, ekonominë digjitale, botën e startupeve, histori frymëzuese nga vendi dhe bota.

Në këtë konferencë e ndarë në dy faza, Aftësitë Digjitale dhe Ekonomia Digjitale do të trajtohen tematika si:

  • Gjuha dhe aftësitë e tregut në shekullin 21
  • Puna e së ardhmes? A jemi gati?
  • Një ëndërr shqiptare në botën e Silicon Valley
  • Si të krijojmë marka që sjellin miliona turistë
  • Si do të harmonizohen kapacitetet e Shqipërisë Digjitale me ekonominë globale?
  • Si te përfitojmë maksimalisht nga rrjeti i kontakteve?
  • Si biznesi elektronik krijon akses në tregje globale
  • Si të formojmë të ardhmen e ekonomisë digjitalee?
  • Të jesh ekonomist apo inxhinier?
  • Cili është efekti i digjitalizimit në këndvështrimin e konkurrencës me tregjet e tjera?
  • Ekosistemi i Start-up ne Smart City?
LEXO EDHE:  Bosi i Google thirrje për rregullimin e inteligjencës artificiale

Konferenca është pjesë e platformës Global Digital City e cila tu ofrojë një mundësi të sipërmarrësve të rinj të mësojnë dhe zgjerojnë njohuritë e tyre që të punojnë në mënyrë të pavarur, të nisin një biznes dhe ti përshtaten kërkesave dhe nevojave të tregut.

Në Konferencë të rinjtë do të mund të prezantojnë idenë e tyre, ta zhvillojnë dhe përpunojnë me mentorë në formatin e një boot-camp ndërsa 10 idetë më të mira mund të prezantojnë për 60 sekonda në skenën e Korça Digital Weekend.

Idetë më të mira do të përfitojnë trajnime dhe mentorime falas mundësuar nga Bashkia e Korçës dhe biznese të cilat do të jenë prezentë gjatë aktivitetit. Nëse dëshironi të bëheni pjesë e këtij boot-campi plotësoni formularin në këtë lidhje: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSeHY38GH1DXZk6w82OjyOJ4dRSdrN1Wr9gQWV0ioWbZCIieEg/viewform

Për tu bërë pjesë e Konferencën Korça Digital Weekend, ju ftojmë të regjistroheni në këtë lidhje: http://globaldigitalcity.com/korca-digital-weekend/

Kur flasim për aftësitë digjitale në një ekonomi digjitale, mendojmë për atë mjeshtëri, teknikë dhe zotësi për të transformuar mënyrën tonë por edhe të tjerëve të jetesës përmes mundësive të pafund që ofron sot bota e ndërlidhur e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit.

Nëse do të dish të punosh nga shtëpia për tregun global apo kërkon të frymëzohesh nga histori suksesi, Korça Digital Weekend është vendi i duhur, momenti i duhur. /PCWorld Albanian