Lajmet

Të Shtunën Uplift Albania Reality-Show, në brendësi të një akseleratori startupesh

Nga: PCWorld
Publikuar , 17 Prill 2020
0
Transmetimi i parë i këtij emisioni do të nisë të Shtunën më 18 Prill ora 19:00 në SCAN TV dhe ritransmetim të Dielën në ora 21:00 me shikuesit të cilët mund ta ndjekin edhe në Facebook Live në Uplift Albania dhe SCAN TV. Të Shtunën Uplift Albania Reality-Show, në brendësi të një akseleratori startupesh

Për herë të parë në Shqipëri dhe në bashkëpunim me Radio Televizionin SCAN, ICTSmedia dhe Uplift Albania sjellin një format risi në televizionet Shqiptare, një reality-show dedikuar ekosistemit të teknologjisë dhe inovacionit, në brendësi të një akseleratori startupesh.

Uplift Albania, një akselerator rajonal i vënë në funksion të mbështetjes të ekosistemit të inovacionit dhe sipërmarrjes në Shqipëri dhe Rajon, u themelua në Tetor të 2019-ës falë një bashkëpunimi të ngushtë mes shtëpisë botuese ICTSmedia dhe SOVVA. Uplift është një akselerator i njohur në Sllovaki dhe Evropën Qendrore.

Emisioni në SCAN TV përbëhet prej tre puntatash të cilat do të realizohen në formatin e një reality-show përgjatë tre javëve ku çdo të Shtunë transmetohet një puntatë e cila ritransmetohet të Dielën.

Uplift Albania TV Show

You don’t want to miss this💡Hello friends and startup-ers!This Saturday, April 18 at 19:00 will be broadcasting the first episode of the Uplift Albania 2019-2020 TV Show 📽🎥Re-broadcasting on Sunday 21:00.The show will be covering the whole (onstage and behind the stage) of the first batch of Uplift Albania , divided into three episodes every Saturday.Enjoy and spread the word 🥰Të dashur miq, adhurues të startupeve dhe ekosistemit të sipërmarrjeve inovative. Të shtunë në orën 19.00 ne RADIO TELEVIZIONI SCAN do të transmetohet ekeskluzivisht puntata e parë e emisionit #UpliftAlbania 🙃 dhe të Dielen ora 21.00 ritransmetim.Emisioni do të jetë i ndarë në tre puntata, i shtrirë në tre javë. Enjoy and spread the word 🥰P.s. Gjithashtu streamlive ne facebook Uplift Albania and Scan TV.

Gepostet von Uplift Albania am Mittwoch, 15. April 2020

Reality-show do të sjellë në vëmendje të publikut detaje të ndryshme që kanë ndodhur gjatë edicionit të parë të Uplift Albania, para dhe pas kuintave. Intervista, prononcime, emocione dhe surpriza të ndryshme të cilat do të zbulojnë për publikun rrugëtimin 3-mujor të Uplift do të karakterizojnë këtë shfaqje televizive.

LEXO EDHE:  Për vitin e 8-të me radhë ICT Awards vihet në kërkim të historive Shqiptare të suksesit në teknologji

Në Uplift Albania aplikuan 56 startupe nga 6 vende të rajonit dhe 9 industri të ndryshme.

Transmetimi i parë i këtij emisioni do të nisë të Shtunën më 18 Prill ora 19:00 në SCAN TV dhe ritransmetim të Dielën në ora 21:00 me shikuesit të cilët mund ta ndjekin edhe në Facebook Live në Uplift Albania dhe SCAN TV.

Puntata e parë i dedikohet fazës Selection Bootcamp. Ishte ky momenti ku nga 56 aplikime të mbërritura deri më 3 Nëntor pranë Uplift Albania, 26 prej tyre u ftuan të merrnin pjesë në Bootkampin e Përzgjedhjes. Gjatë këtij evenimenti dolën edhe 9 startupe fituese të cilat mund ti bashkoheshin programit 6-javor të akselerimit të Uplift Albania.

Puntata e dytë në fokus cikli i workshopeve. Për 6 javë me radhë startupet të cilat u bënë pjesë e Uplift Albania ndoqën workshope, trajnime dhe mentorship 1-n-1 me 50+ ekspertë të industrisë nga Shqipëria, Rajoni dhe Evropa. Dhjetëra workshope teknike dhe takime të tjera të cilat kishin në fokus të identifikonin sfidat me të cilat startupet përballeshin dhe shndërrimin e tyre në histori suksesi.

Puntata e tretë sjell të gjitha emocionet e një finaleje. E quajtur Demo-Day, ajo është dita e madhe e startupeve të një akseleratori ku kanë mundësi të prezantojnë progresin e arritur gjatë programit të akselerimit nën vëmendjen e mediave, partnerëve, ekspertëve, investitorëve, jurisë dhe mbështetësve të Uplift Albania. Startupet të cilat mbërritën këtë finale ishin: Plexusvr, Ipervox, Amargi, iAvokat, Orar.al, Addo Group dhe Game On.

Nën kujdesin e ICTSmedia dhe SOVVA si dhe me mbështetjen e SlovakAid, Uplift Albania u bë akseleratori i parë në Shqipëri i cili u themelua me në mendje sipërmarrësit e rinj nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Rajoni.

LEXO EDHE:  PlayStation 4 bëhet konsola e dytë më e shitur në histori

Gjatë rrugëtimit 6 javor, Uplift Albania kishte partneritetin e Banka Credins, Vodafone Albania, Albvision, Gjonaj Group Holdings dhe mbështetjen e EU for Innovation, Bashkia Tiranë, Swissep, Vigan, Tegeria, Kolegji Universitar Luarasi, ICTSlab dhe mediave PCWorld Albanian, CIO.al dhe SCAN TV. /PCWorld Albanian