Harduer

Të tre iPhone e rinj të këtij viti do të kenë Face ID: Raport

Publikuar , 09 Gusht 2018
0
Lajmi forcon spekulimet se modelet e reja të iPhone këtë vit, përkatësisht 3 të tillë, do të vinë me Face ID. Të tre iPhone e rinj të këtij viti do të kenë Face ID: Raport

Mënyra e preferuar e Apple për tju kyçur në telefonin tuaj është padyshim Face ID. Kjo teknologji pritet të shndërrohet në standard duke filluar nga ky vit.

Sipas disa raportimeve, një furnizues i Apple u shpreh se kompania kishte porositur më shumë komponentë këtë vit.

Lajmi forcon spekulimet se modelet e reja të iPhone këtë vit, përkatësisht 3 të tillë, do të vinë me Face ID.

Tre iPhone e këtij viti janë: një iPhone X më i madh, një iPhone X Plus dhe një model low-cost iPhone 9.

Të dhënat që jep Lumentum forcojnë besimin se tre iPhone do të jenë me Face ID. Lumentum është furnizuesi kryesor i Apple me komponentë të realitetit të shtuar. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  XS, XS Max dhe XR: Cilat janë diferencat mes iPhone-ve të rinj?

Lajmet e fundit>