Harduer

Të tre iPhone-t e 2020 do të kenë 5G

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 29 Korrik 2019
0
Kuo thotë se shumica e telefonëve Android deri atëherë do të kenë 5G nën frekuencën 6Ghz por jo versionin mmWave që ofron më shumë shpejtësi. Të tre iPhone-t e 2020 do të kenë 5G

Ndërsa operatorët e parë në mbarë botën kanë filluar të lançojnë 5G, prodhuesit e telefonëve kanë filluar të lançojnë telefonët e parë për të aksesuar teknologjinë më të fundit.

Apple është një prej prodhuesve i cili pritet të sjellë një telefon 5G vetëm në 2020-ën dhe sipas një raporti të ri do të ofrohet tek të tre telefonët e rinj.

Muajin e kaluar analisti i Apple Ming Chi Kuo tha se vetëm modelet 5.4-inç dhe 6.7-inç të iPhone do të kishin 5G ndërsa modeli buxhetor iPhone XR 6.1-inç do të mbetej vetëm me 4G LTE.

Tashmë ai ka korrigjuar parashikimin e parë duke thënë se të tre iPhone do të suportojnë 5G. Sipas tij Apple ka më shumë resurse për zhvillimin e një iPhone me 5G falë blerjes së biznesit të çipeve të Intel.

Lajmi vjen pak ditë pasi Apple bleu biznesin e çipeve celulare të Intel për 1 miliardë dollarë. Por kompania ende nuk është gati të distancohet nga Qualcomm dhe nuk do të arrijë të paktën deri në 2021.

Kuo thotë se shumica e telefonëve Android deri atëherë do të kenë 5G nën frekuencën 6Ghz por jo versionin mmWave që ofron më shumë shpejtësi.

Konsumatorët në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm do ta shohin 5G si domosdoshmëri tha Kuo prandaj Apple duhet medoemos të sjellë 5G tek telefonët vitin e ardhshëm. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  5G është afro tre herë më i shpejtë se 4G por jo kudo

Lajmet e fundit>