Harduer

Të vegjëlit kërkojnë Blackberry për fëmijë

Publikuar , 20 Korrik 2009
0
Të vegjëlit kërkojnë Blackberry për fëmijë

“A do të prodhoni një celular për fëmijë që Mami të më blejë një? Tha fëmija nga audienca e gjerë e takimit vjetor të aksionerëve të kompanisë Research in Motion në Kanada të martën.

Numri 2 në botë i telefonave elegantë, deri tani ka pasur si synim përdorimin e telefonit të tij të kudondodhur Blackberry për drejtorët dhe ekzekutivët, me presidentin amerikan Obama që mban profilin më të lartë nga përdoruesit.

Por pyetja e fëmijës i vuri në mendime shefat ekzekutivë të RIM Jim Balsillie dhe Mike Lazaridis përpara se të formulonin një përgjigje të rastit.

“Mundësitë ekzistojnë kudo dhe …, nëse BlackBerries aktual nuk pranohet nga mamaja jote, shpresojmë që prodhimi ynë i ardhshëm ta bëjë këtë”,- tha Lazaridis.

Ky debat koinçidonte shumë me një letër të 15-vjeçarit Matthew Robson, një praktikant te banka Morgan Stanley, mbi “Si e konsumojnë median adoleshentët”,- që shkaktoi shumë debate pas publikimit të saj nga banka.

Nuk pati ngjarje të tjera interesante në takim dhe RIM tha se do të avanconte më tej fushatën e saj që të fitonte sa më shumë njerëz me aparatet e saj, duke sponsorizuar turneun e grupit U2 me titull 360 , një nga grupet më të mëdha të rok-ut të të gjitha kohërave.

Shefi ekzekutiv i RIM tha se ata kishin kaluar 25 vjetët e fundit, që prej krijimit të RIM duke u kujdesur për kërkesat e industrisë dhe të tregut të konsumatorëve.

LEXO EDHE:  Apple Watch përbën gjysmën e orëve inteligjente të shitura

Lajmet e fundit>